“Cristiano do të jetë gati për finalen e Champions League”

Gazetari i “El Chiringuito de Jugones” ka bërë të ditur se Ronaldo do të jetë gati për finale e Ligës së Kampionëve, i cili u dëmtua në “Camp Nou” në barazimin 2-2 me Barcelonën.

Edu Aguirre, gazetar dhe shok i Cristiano Ronaldos, në “El Chiringuito de Jugones” ka deklaruar mbrëmë pas ndeshjes në “Camp Nou” se Cristiano Ronaldo nuk është i brengosur për lëndimin dhe se do të luajë 100% në finale të Champions League.

“Cristiano ka ndrydhur kyçin e këmbës së djathtë. Ai është zero i preokupuar. Nuk brengoset, është i qetë”, tha ai.

“Është e vërtetë se nuk e ka këmbën mirë, por brenda 10 ditëve ai do të jetë 100 %”.

“Nuk do të luajë as kundër Sevillas e as në fundjavën e ardhshme, por Ronaldo do të luajë në finale të Champions League 100 %”, theksoi mes tjerash Aguirre. /Gazeta Express/

Më Shumë

Përleshje në mes dy familjeve në Kobaj të Prizrenit, vritet një 27 vjeçar

Një 27 vjeçar ka mbetur i vrarë në fshatin Kobaj të Prizrenit, pas një përleshje që është raportuar në mes të dy familjeve. Sipas Policisë,...

Mjeku për sulmin me thikë ndaj 27-vjeçarit në Prizren: Nuk mundëm ta shpëtonim, kishte lëndime në gjoks

Një 27 vjeçar e ka humbur jetën sot si pasojë e plagëve të marra nga një mjet i mprehtë pas përleshjes që ka ndodhur...

Lajmet e Fundit