Prizren: Një muaj paraburgim për nënën që braktisi dy fëmijët e saj

Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti i Përgjithshëm Penal, duke vendosur sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore të Prizrenit, ka caktuar masën e arrestit shtëpiak në kohë zgjatje prej një muaji ndaj të pandehurës me iniciale V.Z. nga fshati Brekoc, Komuna e Gjakovë, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale keqtrajtimi apo braktisja e fëmijëve, nga neni 250 par.3. të KPRK-së.

Masa e arrestit shtëpiak prej një muaji do të llogaritet nga koha e arrestimit prej datës 04.05.2018, nga ora 15:50, e cila do të zgjasë deri me datën 04.06.2018.

Në komunikatë thuhet se nga muaji prill i vitit 2018, në Prizren si prind – nënë ajo shkeli detyrimin e saj për përkujdesje dhe edukim të fëmijëve të saj të mitur, së cilës edhe sipas vendimit të Gjykatës – ujdisë gjyqësore C.nr.264/10.

Fëmijët në fjalë i janë besuar në ruajtje, kujdes dhe edukim të saj, në atë mënyrë që me datën 30.03.2018, largohet nga shtëpia duke i braktisur fëmijët dhe duke mos treguar fare vendndodhjen e saj dhe në këtë mënyrë rrezikon jetën dhe shëndetin e tyre.

Më Shumë

Vrasja e 27-vjeçarit dhe plagosja e babait të tij, detaje nga ngjarja tragjike në Prizren

Një 27-vjeçar e ka humbur jetën si pasojë e lëndimeve nga mjeti i mprehtë. Ngjarja tragjike ka ndodhur në fshatin Kobaj të Prizrenit, ku dy...

Vërshimet në Rahovec, institucionet diskutojnë masat e reagimit

Përfaqësues të Komunës së Rahovecit morën pjesë në punëtorinë njëditore me temë “Vërshimet në Rahovec”, të organizuar nga Agjencia e Menaxhimit Emergjent me mbështetjen...

Lajmet e Fundit