OSBE organizon konferencë në Prizren për raportet në mes të mediave dhe policisë

OSCE-kosoveNjë konferencë mbi raportet në mes të mediave dhe policisë, e organizuar nga Misioni i OSBE-së dhe Policia e Kosovës, do të filloj sot në Prizren.

Gazetarë dhe zyrtarë të policisë do të diskutojnë mbulimin medial të rasteve penale në të cilat janë të përfshirë të miturit, dhunën në familje, dhe hetimet para gjykimit.

Ata do t’i identifikojnë fushat ku e drejta e publikut për tu informuar mund t’i pengojë hetimet e policisë ose dëmtojë mbrojtjen e të miturve dhe të drejtën për privatësi.

Konkluzionet nga kjo ngjarje do të shfrytëzohen për të azhurnuar udhëzimet ekzistuese për ndërveprimin në mes të policisë dhe mediave./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Në 27-vjetorin e masakrës së Tususit, përkujtohen 26 martirët në Prizren

Në 27-vjetorin e masakrës së Tususit janë zhvilluar homazhe në Kompleksin e Varrezave të Martirëve në Lagjen e Trimave, në nderim të 26 martirëve...

Berisha uron Bashkësinë Islame të Prizrenit për Kurban Bajramin

Kryetari i Bashkimit Demokratik të Prizrenit (BDP), Zafir Berisha, ka vizituar Bashkësinë Islame në Prizren me rastin e festës së Kurban Bajramit. Së bashku me...

Lajmet e Fundit