Bashkimi – Sigal Prishtina, mbyllet pjesa e parë

Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes së katërt finale të play-off-it në IP Superligën e Kosovës në basketboll ndërmjet Bashkimit e Sigal Prishtinës, e cila po zhvillohet në një atmosferë të shkëlqyeshme në palestrën “Sezai Surroi” në Prizren. Pas 20 minutave lojë, rezultati është 39:39.

Skuadra  kryeqytetase pati fillim mjaft të mirë, periudhë në të cilën u dallua Filip Bundoviq, por më pas vendësit arritën të mobilizohen dhe deri në fund të pjesës së parë loja u karakterizua me rivalitet të madh, për të shkuar në pushim me rezultat të barabartë. Altin Morina me 9 dhe Urim Zenelaj me 8 pikë ishin më efikasit te Bashkimi, ndërsa te Sigal Prishtina u dallua Bundoviq me 16 pikë të shënuara.

Më Shumë

Samadrexha fiton finalen e tretë, kthehet në garë për titull

Samadrexha e ka fituar finalen e tretë të plejofit dhe është kthyer në garë për titull të kampionit në Superligën e Kosovës në hendboll...

Bashkimi ruan bërthamën e skuadrës: Vazhdojnë Bunjaku, Zeqiri dhe Shorter

Bashkimi ka njoftuar të premten në mbrëmje vazhdimin e bashkëpunimit me Valon Bunjakun, Lejson Zeqirin dhe Shanon Shorter. Kapiteni Valon Bunjaku ka rinovuar kontratën edhe...

Lajmet e Fundit