Epidemia e kolerës në Nigeri, 16 të vdekur

Të paktën 16 persona e kanë humbur jetën gjatë javës së fundit si pasojë e epidemisë së kolerës në provincat Adamawa dhe Kano të Nigerisë.

Drejtori i Shëndetit Publik në provincën Adamawa, Dr. Bwalki Barem Dilli për mediat deklaroi se gjatë javës së fundit në rajonin Mubi pranë provincës kanë humbur jetën 12 persona.

Dilli tha se 134 persona në rajon janë marrë nën kujdes mjekësor për shkak të kësaj epidemie.

Ndërkohë bëhet e ditur se 4 fëmijë nga rajoni Kumbotso të provincës Kano kanë humbur jetën nga epidemia e kolerës.

Gjatë muaji të fundit në vend janë regjistruar 294 raste të kolerës dhe 44 persona të vdekur.

Në rajonet e Nigerisë ku ka qasje të kufizuar në ujin e pastër të pijes shpesh shfaqet epidemia e kolerës. Në rajonet në fjalë, popullata nevojën për ujë të pijshëm e plotëson nga puset nga të cilat furnizohen edhe kafshët.

Më Shumë

Komuna e Suharekës vazhdon dëgjimet publike për buxhetin 2027-2029

Komuna e Suharekës ka vazhduar mbajtjen e dëgjimeve publike me banorë të disa fshatrave në kuadër të përgatitjes së Kornizës Afatmesme të Buxhetit (KAB)...

Mot me diell, sot temperaturat deri në 29 gradë

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se sot në Kosovë do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara, ndërsa vranësira më të dendura...

Lajmet e Fundit