6.8 C
Prizren
E diel, 28 Dhjetor, 2025

Shaqiri merr vlerësimin e përzgjedhësit të Kosta-Rikës

Kur Kosta-Rika të përballet me Zvicrën në botërorin e futbollit “Rusia 2018”, përzgjedhësi kostarikas, Oscar Ramirez do ta dijë që rreziku më i madh i skuadrës së tij i vjen nga Xherdan Shaqiri.

Ramirez ka folur në superlativ për Shaqirin dhe për shqiptarët e tjerë të Zvicrës. Zvicra e Kosta-Rika përballen më 27 qershor në Nizhny Novgorod në ndeshjen e fundit në kuadër të Grupit E. Zvicra më 17 qershor luan ndaj Brazilit, ndërsa më 22 qershor ndaj Serbisë, shkruan sot Koha Ditore.

“Shaqiri është futbollist i shkëlqyeshëm. Është i magjishëm ai xhuxh. Ai merr përkrahje nga Granit Xhaka, që e organizon lojën”, ka thënë Ramirez, përcjellin të premten mediat zvicerane. Ai ka lavdëruar edhe lojën e Blerim Xhemailit, për të cilin ka thënë se ka pasime shumë të mira.

Për Valon Behramin ka thënë se i jep stabilitet repartit defensiv pasi skuadra të humbasë topin. Ndërkohë për Shaqirin të premten kanë shkruar edhe mediat në Serbi. E kanë vlerësuar provokim ndaj Serbisë faktin që Shaqiri në botëror do të luajë me këpucë futbolli, në njërën prej të cilave e ka stampuar flamurin e Kosovës. Në pjesën e prapme të këpucës tjetër, Shaqiri ka stampuar flamurin e Zvicrës.

Më Shumë

Babai në Prizren raporton se i është zhdukur djali

Një person në Prizren ka raportuar se i është zhdukur djali i tij. https://prizrenpress.com/428407-2j/ Sipas raportit 24 orësh të Policisë, viktima është zhdukur nga 23 dhjetori. “Rr....

Aksident i rëndë në autostradën “Ibrahim Rugova”

Një aksident i rëndë ka ndodhur para pak çastesh në autostradë, afër Suharekës. Një makinë është dëmtuar rëndë, ndërsa ende nuk dihen detaje tjera për...

Lajmet e Fundit