Limaj viziton futbollistët e Kosovës para ndeshjes me Shqipërinë, ky është mesazhi i tij

Kryetari i Nismës Socialdemokrate dhe zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj në prag të ndeshjes Kosovë-Shqipëri ka vizituar futbollistët e përfaqësueses së Kosovës në futboll.
Limaj i ka uruar suksese në ndeshjen e sotme rezultati i të cilës, sipas Limajt është në plan të dytë.

Pas pranimit në UEFA dhe FIFA, Kosova thotë Limaj ka një shans të jashtëzakonshëm për të promovuar potencialet e tyre.

Postimi i Limajt:

Pata kënaqësinë që në prag të ndeshjes vëllazërorë Kosovë- Shqipëri në shoqërimin e kryetarit ta FFK-së Fadil Vokrri t’i vizitoja futbollistët e Kosovës.
Ju urova suksese në ndeshjen e sotme rezultati i së cilës është në plan të dytë.
Duke qenë së tanimë jemi anëtarë të UEFA-s dhe FIFA-s, Kosova ka një shans të jashtëzakonshëm për të promovuar potencialët e saj.
Dhe çka është më e rëndësishme futbollistët tanë me vendimin e tyre për të luajtur për shtetin e tyre e dinë se po i bëjnë shërbim të madh imazhit dhe forcimit të shtetësisë së atdheut të tyre.
FL

Më Shumë

Përkujtohet në Prizren aktori i madh Bekim Fehmiu

Më 15 qershor 2010 u nda nga jeta Bekim Fehmiu, aktori i madh shqiptar dhe një nga figurat më të shquara të kinematografisë shqiptare...

Bashkimi sqaron marrëveshjen me Adrio Bailey

KB Bashkimi ka dalë me një sqarim zyrtar lidhur me kontratën e basketbollistit amerikan Adrio Bailey për sezonin 2026/27. Sipas njoftimit të klubit, Bailey ka...

Lajmet e Fundit