4.4 C
Prizren
E premte, 29 Nëntor, 2024

Parlamenti Studentor bllokoi hyrjen në objektin e raktoratit të UPZ-së

Drejtues dhe anëtarë të Parlamentit Studentor të UPZ “ Ukshin Hoti”, të mërkurën për një kohë kanë bllokuar hyrjen në rektorat, për siç kanë thënë ata moszgjidhjen e çështjes së bursave. Në anën tjetër, udhëheqës të Këshillit Drejtues të këtij institucioni kanë përgjigjet e veta për këtë çështje.

 

Hyrja në rektoratin e UPZ “ Ukshin Hoti”, ishte bllokuar para mesditës nga drejtues dhe anëtarë të Parlamentit Studentor. Sipas kryetarit në largim të PS-së, Arianit Berisha, ky veprim i bllokimit të hyrjes është ndërmarrë për shkak të neglizhencës së treguar nga institucionet përkatëse për zgjidhjen e çështjes së njohur të bursave, ku në protestën e fundit kemi paralajmëruar se do të ndërmarrim edhe një hap të këtillë, theksoi ai.

Në anën tjetër, kryesuesi i Këshillit Drejtues të UPZ-së, Bedri Muhadri, thotë se është për keqardhje gjendja që ka të bëjë me çështjen e bursave në këtë institucion, dhe se sipas tij është humbur një shans për marrjen e bursës qysh nga menaxhmentët e kaluara, por sidoqoftë studentët e dalluar e meritojnë një gjë të tillë dhe se kjo çështje duhet të ketë epilog të mbarë, dhe një gjë e tillë duhet të bëhet me rishikim të buxhetit.

Kryesuesi Muhadri, thotë se i kupton shqetësimet e studentëve për këtë çështje, por ai kërkoi mirëkuptim nga studentët, që t’i mundësohet atij hyrja në objekt për të kryer angazhimet që ka. Pas një kohe, protestuesit janë larguar nga hyrja në objektin e rektoratit, dhe është mundësuar hyrja e stafit të administratës në këtë objekt përfshirë edhe kryesuesin e Këshillit Drejtues. Gjithashtu, në vendngjarje është parë edhe policia…/tvprizreni.com/

Më Shumë

Prishtina-Ballkani, derbi i javës në “Fadil Vokrri” – vëmendja edhe në Suharekë

Përballja mes Prishtinës dhe Ballkanit pritet të jetë ndeshja kryesore e kësaj të diele në kuadër të Superligës së Kosovës në futboll. Sfida do...

Ditëlindja e komandantit legjendar Adem Jashari

Komandanti legjendar Adem Jashari po të ishte gjallë sot do t’i mbushte 69 vjet. Adem Jashari u lind më 28 nëntor të vitit 1955 në...

Lajmet e Fundit