21 C
Prizren
E diel, 27 Korrik, 2025

Shteti dështon t`i trajtojë ligjërisht rastet si ai i Shyrete Berishës

Emisionin “Drejtësia në Kosovë”, kësaj radhe transmeton hulumtimin që tregon për dështimin e institucioneve të vendit që të garantojnë bazë ligjore të mirëfilltë që do mundësonte barazi në çështjet e trashëgimisë.

Siç tregon hulumtimi, plotësim-ndryshimi i Ligjit për Trashëgiminë ka mbetur me disa nene të vjetra të cilat u kanë shkaktuar shumë probleme qytetarëve të vendit.

Rasti më i njohur, ai i Shyhrete Berishës nga Suhareka, të cilës gjatë luftë i janë vrarë burri dhe fëmijët, nuk do gjejë zgjidhje as me ligjin e ri, pasi neni 13 i ligjit nuk është draftuar fare.

Poashtu emisioni i sontëm ju sjell edhe deklaratat e atyre që në vazhdimësi e kanë ngritur zërin se ligji për trashëgiminë duhet ndryshuar, pasi që ligji aktual pamundëson barazi në mes të grave dhe burrave në trashëgim.

Në intervistën e tij dhënë për emisionin “Drejtësia në Kosovë, Labinot Leposhtica, koordinator i Zyrës Ligjore të BIRN dhe Internews Kosova, ka folur për detajet se çka u ndryshua, e çka jo në draftin e ri të Ligjit për Trashëgiminë.

Poashtu vet zëvendësministri i Drejtësisë Naim Qelaj, i cili kishte përfaqësuar në procedurat gjyqësorë Shyhrete Berishën, ka treguar se nuk i di arsyet se pse nuk është draftuar neni 13 i ligjit.

Poashtu do mund t`i ndiqni edhe rrëfimet e grave të cilat aktualisht janë duke u ballafaquar me procedura gjyqësore për të realizuar të drejtat e tyre në ndarjen e pasurisë së fituar gjatë jetës bashkëshortore.

Në fund të emisionit do mund të ndiqni rubrikën e rregullt “Policia” me pamje ekskluzive nga aksionet e policisë në luftën kundër krimit.

“Drejtësia në Kosovë” transmetohet çdo të premte në ora 22:20 në RTK dhe repriza të hënën në mesditë.

Më Shumë

Mot përvëlues, temperaturat deri në 39 gradë

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se sot në Kosovë do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara, të cilat mund të sjellin reshje të...

Dështon për të 52-herë konstituimi i Kuvendit, seanca e radhës të shtunën

Sot për të 52-në herë deputetët e Kuvendit të Kosovës do të bëjnë përpjekje për konstituimin e legjislativit. Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të insistojë në emrin...

Lajmet e Fundit