Ramos kërcënohet me vdekje

Fitimi i finales së Kievit dhe i Ligës së Kampionëve mund të ketë qenë një ëndërr e vërtetë për Sergio Ramos, por shpejt u shndërrua në një makth, pasi u detyrua të ndryshojë numrin e tij të telefonit.

Mbrojtësi i Real Madridit iu është nënshtruar thirrjeve kërcënuese në lidhje me dëmtimin në shpatull që i bëri Mohamed Salah, duke e dërguar sulmuesin egjiptian të Liverpool të dilte nga loja në pamundësi për të vijuar finalen e Championsit.

Shtypi egjiptian reagoi me zemërim ndaj incidentit, duke e akuzuar Ramosin se ishte “një kasap”, ndërsa nga Egjipti nisi nënshkrimin e një peticioni online, që kapi shifra të frikshme në pak ditë, përmes të cilit i kërkohet UEFA-s të dënojë kapitenin e “Los Blancos”.

“Cadena COPE” thotë tani se Ramos ka mbetur pa zgjidhje, por ama ka marrë një masë që ishte në dorën e tij: ka ndryshuar numrin e tij të telefonit për të ndaluar marrjen e telefonatave, që e kërcënonin me vdekje.

Më Shumë

Ky është personi që u ther për vdekje në Prizren

Si pasojë e plagëve të marra nga një mjet i mprehtë mes përleshjes që ka ndodhur sot mes dy familjeve në fshatin Kobaj të...

Vedat Muriqi në Prizren, gëzon nxënësit e shkollës “Mustafa Bakiu”

Atmosfera festive dhe emocionet e mëdha mbizotëruan në Shkollën Fillore “Mustafa Bakiu” në Prizren, ku nxënësit patën mundësinë të takojnë nga afër futbollistin e...

Lajmet e Fundit