Pak ditë pasi i dha lamtumirën Realit, Zidane merr ofertë bombastike -50 milionë euro në vit!

50 milionë euro në vit, kjo është oferta e Katarit që Zidane të marrë drejtimin e Kombëtares.
Biznesmeni i njohur Botëror, miliarderi, Naguib Sawiris, ka lëshuar bombën e ditës.

Pak ditë pasi Zinedine Zidane befasisht u largua nga Real Madridi, francezi ka marrë një ofertë vështirë të refuzueshme.

Sipas asaj që raporton MARCA duke iu referuar Naguib Sawirisit, Katari i ka ofruar ZIdanit kontratë katër vjeçare me pagë 50 milionë euro në sezon, që të udhëheqë Kombëtaren e tyre në Kupën e Botës në vitin 2022, që do të mbahet në Katar dhe si nikoqir, e kanë tashmë të siguruar fazën e grupeve.Zidane u largua nga Reali në mënyrë befasuese pas vetëm 2 viteve e gjysmë, pasi fitoi Ligën e Kampionëve, titullin e nëntë në stolin e Los Blancos.

Më Shumë

Prizren, mbahet takimi i Forumit Koordinues mes Komunës dhe shoqërisë civile

Është mbajtur sot takimi i radhës tre-mujor i Forumit Koordinues ndërmjet organizatave të shoqërisë civile dhe Komunës së Prizrenit, në bashkëpunim me Misionin e...

Shkak i një mosmarrëveshjeje, rrihen nënë e bijë në Malishevë

Një nënë dhe vajza e saj janë përfshirë në një rrahje fizike paraditen e djeshme në Malishevë. Sipas raportit 24-orësh të Policisë, incidenti ka ndodhur...

Lajmet e Fundit