Kandidati i Bashkimit Demokratik për kryetar të Prizrenit, Zafir Berisha beson se me 3 nëntor do të ndryshojë struktura e qeverisë në këtë qytet. Ai tha se është momenti vendimtarë për qytetin e Prizrenit që në këto zgjedhje të ndryshojë strukturat e qeverisjes.
“ Është momenti vendimtar për qytetin tonë që të bëhen ndryshime në strukturat qeverisëse të Prizrenit edhe për faktin se qytetarët e Prizreni po ndihen të ofenduar për shkak se njëri nga kandidatët për kryetar është i akuzuar për krim të organizuar dhe shkelje ligjore, deri sa në anën tjetër të gjithë e dimë se një qytetar edhe për një punësim të nivelit më të thjeshtë apo edhe për aplikim për vizë duhet të ketë një vërtetim nga organet e drejtësisë që nuk është nën hetime”, tha Berisha
Kandidati i BD0-së,Berisha ka kërkuar edhe një herë nga qytetarët që të mobilizohen për ta larguar këtë qeverisje të keqe nga Prizreni. Ai në vazhdën e takimeve mobilizuese për zgjedhjet e 3 nëntorit është takuar me strukturat e partisë në lagjen “Vëllezërit Stavileci” dhe “Lidhja e Prizrenit”.
” Kërkojmë një angazhim edhe më të madh në ditët në vazhdim që bashkërisht të bëjmë ndryshime pozitivë në qytetin tonë, dhe garniturës aktuale politike t’i jepet dënimi i merituar me votën e lirë dhe demokratike”, tha Berisha.
Ai para anëtarëve të partisë shpalosi pjesë nga objektivat programore dhe u ndal me theks të veçantë tek zhvillimi ekonomik dhe zbutja e papunësisë në qytetin tonë . Berisha siguroi strukturat e Bashkimit Demokratik se me ardhjen në pushtet të BD-së jeta në qytetin e Prizrenit, do të frymojë më ndryshe dhe qytetarët nuk do të ndihen mysafir në qytetin e tyre.
Takimin e përshëndeti edhe njëri nga partnerët e koalicionit që do ta mbështet kryetarin Berisha për të parin e Prizrenit Lulzim Hebiballari nga Balli Kombëtar. Ai i premtoi BD-së, se ballistët do të mbështesin këtë subjekt politik me 3 nëntor./PrizrenPress.com/