5.8 C
Prizren
E mërkurë, 24 Prill, 2024

“USA Today”: Durrësi, Marseja e Shqipërisë

USA TodayRiviera shqiptare fillon në Durrës, që është realisht Marseja e Shqipërisë, kështu shkruhet në një speciale të së përditshmes së madhe amerikane me tirazh 1.8 milion kopje “USA Today” më me titull “Një pushim pa shpenzime të mëdha në rivierë? Provoni Shqipërinë (A cheap vacation in the Riviera? Try Albania)”. Reportazhin nga Saranda e ka shkruar një gazetar i famshëm, Dejvid Endelmen (David A. Andelman), ish-korrespodent i New York Times-it dhe televizionit CBS News, aktualisht kryeredaktor i World Policy Journaldhe autor i librit “Paqe e shpartalluar: Versajë 1919 dhe çmimi që paguajmë sot” (A Shattered Peace: Versailles 1919 and the Price We Pay Today). Specialja ka si foto kryesore amfiteatrin e Durrësit, që shoqërohet me tekstin “Riviera shqiptare fillon në Durrës, vendndodhja e një amfiteatri [anglisht “amphitheater”] romak. Amfiteatri [në origjinal: shqip në trajtë të shquar), pothuajse sa një e treta e madhësisë së Coliseum-it të Romës, është kopje me format të vogël, zbuluar në vitin 1966” (shih fotot). Këtë foto e pason një tjetër me tekstin: “Dhomat e nëndheshme e Amfiteatrit, ku gladiatorët dikur prisnin radhën për të hyrë në ring, përmbajnë mozaikë të epokës bizantine”. Fotot i ka bërë autori i shkrimit. “Dyrrah”-u ka përkthyer hyrjen e reportazhit.

Muzaiku amfiteatri Durresit2Shtrirë në cepin e largët lindor të Adriatikut, ku bashkohet me detin Jon, ndodhet një zgjatim 125 miljesh (201.1 kilometra) pasurish të patundshme bregdetare, në ndryshim nga shumë të tjerë në botë. Ky skaj pak i njohur i Evropës quhet riviera shqiptare. Ndryshon dukshëm nga homologet e saj, rivierat franceze dhe italiane, për nga kostoja riviera shqiptare, për një javë pushime atje, mund t’ju japë gjithçka vetëm pas disa orësh, në “adashet” e saj luksoze, të klasit të lartë.

Sigurisht ka shumë plazhe bregdetare të tjera për pushime përgjatë ujërave shkëlqimtare blu të Adriatikut: bregu dalmat gjithnjë e më popullor i Kroacisë, për shembull. Por, disa vizitorë të zbulojë bukurinë dhe thjeshtësinë e Shqipërisë, e cila në një kohë ishte gulagu më i egër komunist i Evropës, por tani në kontinentin evropian është aleati më tepër i përkushtuar i Amerikës.

Ndërsa peizazhi bregdetar shqiptar është mjaft i jashtëzakonshëm, mbi të gjitha, zona është e lirë në çmime – aty ajo është sa një e dhjeta e kostos së homologeve të saj franceze dhe italiane dhe sa gjysma kostos së bregdetit kroat.

Ushqim me prodhime deti, të kapur qysh mëngjes shumë, shërbehet në lokale buzë detit dhe të pjekura në skarë përsosmërisht para syve të tu me një çmim më pak se 8 dollarë për person. Fruta të freskëta dhe perime, rritur në fushat anash rrugës, që shiten në tezga me çmime të nënfishave të dollarit. Në kodrat prapa fshatrave të vogla magjepsëse bregdetare ndodhen qytete të periudhave greke-romake.

Mozaiket amfiteatri Durresit1Ime shoqe, Pamela, dhe unë fillojmë udhëtimin tonë nga veriu në kryeqytet, Tiranë, në lindje të Durrësit, ku shkohet me makinë për një orë dhe të lëvizim drejt bregdetit. Durrësi është realisht Marseja e Shqipërisë, një port tregtar i zhvilluar kontejnerësh. Këtu, të paktën, që prej shekullit VII para erës sonë kanë zbarkuar anije. Damka romake është ende e dukshme në një mini-coliseum ndërtuar për argëtimin e atyre kolonizatorëve antikë. Amfiteatri [në origjinal: shqip në trajtë të shquar), pothuajse sa një e treta e madhësisë së Coliseum-it të Romës, është kopje me format të vogël, i zbuluar në vitin 1966. Sot, e rrethojnë apartamente moderne.

Pamela ngutet të zbrezë poshtë në guva, më tërheq, duke arritur në një sërë e “dhomash të gjelbra” për gladiatorët romakë, të cilët mund të shihnin përmes dritaresh të vogla deri në arenën ku ata do të dilnin së shpejti para 15.000 tifozëve gjakatarë që brohorisnin. Kjo është një përvojë tronditëse gjithsesi, si dhe një lehtësim nga të vapa 27 gradë mbi tokë.

Më Shumë

Inzaghi: Gjashtë trofe për tri vjet nuk janë pak

Trajneri i Interit, Simone Inzaghi ndihet i lumtur me fitoren e mbrëmshme në derbin e qytetit, i cili njëherësh ia siguroi edhe titullin e...

Qeveria reagon pas procesit të votimit: Republika e Kosovës ka përmbushur obligimin e saj ndaj qytetarëve

Qeverisë e Republikës së Kosovës ka reaguar në lidhje me procesin e djeshëm të votimit për apo kundër largimit të kryetarëve nga funksioni në...

Lajmet e Fundit