18.9 C
Prizren
E martë, 10 Qershor, 2025

Vjen historia e “Salmës”

salmaposter-320x221“Salma”, filmi i njohur i regjisorit Kim Longinoto, fitues i “Sundance Film Festival”, do të hapë siparin e edicionit të tetë të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit për të Drejtat e Njeriut, i cili do të mbahet nga datat 23-29 shtator në Akademinë e Filmit dhe Multimedias Marubi. Filmi do të prezantohet nga vetë protagonistja e ardhur nga India, aktivistja legjendare, politikania dhe poetesha tashmë e njohur në të gjithë botën me emrin “Salma”. Nga rreth 350 filma të ardhur nga mbarë bota, publikut shqiptar do t’i paraqiten 43 filma të metrazhit të plotë, dokumentarë e filma me metrazh të shkurtër. Rreth 18 autorë të ardhur nga vende të ndryshme do të prezantojnë veprat e tyre dhe do të zhvillojnë debate me spektatorët rreth tematikave që filmat e tyre trajtojnë. “Temë qendrore e këtij edicioni është dhuna në familje, por njëherësh gjatë ditëve të festivalit spektatorë do të shohin filma me tematika të mprehta shoqërore si krimi i organizuar, korrupsioni, kapja e shtetit, skllavëri moderne, si një formë e re shfrytëzimi, revolucionet virtuale dhe pushtetit mediatik, çmemorizimi kulturor dhe efemerizmi i përditësuar, bombardimi i butë i trurit dhe mbajtja e tij nën kontroll, etj.”, tha drejtori i Festivalit, regjisori Kujtim Çashku. Për ambasadorin e Suedisë në Shqipëri, Patrik Svensson, “tema e këtij viti, dhuna në familje, është shumë e gjetur”.

Detlef Palm, përfaqësuesi i UNICEF-kryetar i bordit të IHRFFA është optimist duke thënë se “unë jam i sigurt se filmat do të ofrojnë më shumë njohuri në fushën e të drejtave të njeriut, mbi mënyrën se si vendet dhe kulturat e tjera merren me këtë çështje dhe se vetë ky festivali i rëndësishëm – dhe të gjithë ne – do të kontribuojmë për të bërë një ndryshim edhe në Shqipëri”.

President nderi i IHRFFA-s, prof. Theodor Orlin i Utica College, Nju Jork, SHBA, shprehet “le t’i konsiderojmë tematikat e këtij festivali si mënyra që ne mund të kërkojmë politika, praktika e modalitete në fushën e mbrojtjes së të drejtave të njeriut, në mënyrë që brezat e ardhshëm mund të gëzojnë jetën në respektim më të thellë të të drejtave universale të njeriut”. Festivali është mbështetur çdo vit nga Delegacioni i Komisionit Europian, OSCE, UNICEF, UNDP, Instituti i Mediave, Komiteti Shqiptar i Helsinkit, Koperacioni Austriak, Këshilli Britanik, Fondacioni “Fridrik Ebert”, Instituti Italian i Kulturës, ambasadat e vendeve perëndimore si Franca, Gjermania, Holanda, Izraeli, Suedia, Zvicra etj., dhe këtë vit ka si partnerë kryesorë fondacionin suedez KVNNA TIL KVINNA. IHRFFA është një platformë politike e kulturore që konsiston në përcjelljen e mesazhit për të drejtat e njeriut nëpërmjet imazhit dhe që kontribuon në procesin e integrimit europian të Shqipërisë në përputhje me standardet e kërkuar nga Europa, pjesë e së cilës ne jemi./shqip/

Më Shumë

Kurti e Vitia marrin pjesë në përurimin e renovimit të Repartit të Pulmologjisë, në Prizren

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, dhe ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia, do të vizitojnë sot Prizrenin.   Ata do të marrin pjesë...

Kryeprokurori i Prokurorisë në Prizren mban sot konferencë për “aksionin kundër degradimit të mjedisit”

Prokuroria Themelore në Prizren ka njoftuar se kryeprokurori Petrit Kryeziu do të mbajë konferencë për media sot në ora 14:30 në lidhje me “aksionin...

Lajmet e Fundit