Arrestohet i mituri për therje me thikë në Prizren

Një i mitur dyshohet se ka therur me thikë një person tjetër në Prizren.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Ukë Bytyqi” në Prizren mbrëmë rreth orës 19:20.

Sipas raportit të Policisë, pas një mosmarrëveshjeje mes viktimës dhe të miturit, ky i fundit ka sulmuar me thikë të në shpatull viktimën.

Viktima ka pranuar tretman mjekësor në spitalin rajonal në Prizren dhe sipas mjekut kujdestar është jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka konfiskuar thikën e cila dyshohet se është përdorur në ngjarje.

Rastit ju kanë përgjigjur njësitet relevante policore.

Pas intervistimit në prani të avokatit mbrojtës dhe me vendimin e prokurorit, i dyshuari dërgohet në qendrën e mbajtjes për 24 orë.

Më Shumë

Arrestohet një i dënuar me një vit burg për ngacmim në Prizren

Është arrestuar i dënuar për ngacmim M.P. nga Prizreni. Ai ka qenë në kërkim pasi ishte dënuar një (1) vit burg efektiv me vendim...

Vreshtarët përfitues në Rahovec mund të furnizohen me preparat për luftimin e cikadës

Drejtoria për Bujqësi në Komunën e Rahovec ka njoftuar vreshtarët përfitues se mund të furnizohen me preparatin për luftimin e insektit cikada në pikën...

Lajmet e Fundit