Varrezat në “Arbanë” të Prizrenit kanë humbur në bari

Ceremonitë mortore në varrezat e lagjes “Arbana” në Prizren po zhvillohen më vështirësi. Kjo ngase në këtë vit akoma nuk është kositur bari në to.

Qytetarët që po u humbin familjarët, po detyrohen që të kositin pak metra barë për të hapur varrin. Banorët e asaj zone po kërkojnë ndërhyrjen e Komunës.

“Këto në foto janë varrezat e lagjes Arbana, siç po shihen janë në një gjendje kaotike sepse bari është rritur aq shumë sa që gati e pamundëson edhe ceremoninë e varrimit. Mbesim me shpresë se do filloni largimin e barit nga varrezat. Ju faleminderit”, thuhet në reagimin e një qytetari drejtuar Komunës së Prizrenit

Image

Më Shumë

Sot mbahet Testi i Maturës, MAShTI jep detaje

Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka bërë të ditur se sot organizohet Testi i Maturës Shtetërore 2026. Në afatin e parë të këtij procesi...

Akreditohen dy programe të Fakultetit të Filologjisë në UPZ

Universiteti “Ukshin Hoti” në Prizren ka shënuar një tjetër arritje në procesin e sigurimit të cilësisë, pasi Këshilli Shtetëror i Cilësisë ka akredituar dy...

Lajmet e Fundit