Tenton të vetëvarët një i paraburgosur në Prizren

Një i paraburgosur në Burgun e Prizrenit ka tentuar të vetëvarët në dhomën e tij. Rasti ka ndodhur me datë 6 qershor, pasmesnatës, raporton Indeksonline.

Jeton Kabashi, zëdhënës në Shërbimin Korrektues të Kosovës ka konfirmuar për Indeksonline se i paraburgosuri me inicialet M.Q., ka tentuar te vetëvaret në dhomën e tij për arsyeje ende të panjohura.

 

Mirëpo sipas Kabashit, me ndërhyrjen me kohë të stafit është parandaluar dhe menjëherë i është dhënë ndihma e parë mjekësore për të u dërguar me pastaj për trajtim dhe kontrollim edhe në spitalin e Prizrenit.

 

“I paraburgosuri para incidentit nuk ka shfaqur shenja agresiviteti dhe ka qene i angazhuar edhe në punë me aprovim të gjykatës brenda këtij institucioni”, ka thënë zëdhënësi i ShKK-së

Më Shumë

Vidhen dy vetura në Prizren

Në Prizren janë raportuar dy raste të vjedhjes së veturave në lokacione të ndryshme, të cilat janë duke u hetuar nga organet kompetente. Rasti i...

16 vjet pa ikonën e kinematografisë, Bekim Fehmiu

Sot bëhen 16 vjet nga ndarja nga jeta e aktorit të madh shqiptar, Bekim Fehmiu, një prej figurave më të shquara të kinematografisë shqiptare...

Lajmet e Fundit