“Lopa e macchiatos” e Surroit, me mbi 600 kopje të shitura në ditën e parë të Panairit

Libri i ri i shkrimtarit, publicistit e politikanit Veton Surroi qysh në ditën e parë të panairit të librit “Prishtina 2018” ka qenë vepra më e kërkuar nga lexuesit. Me mbi 600 kopje të shitura, “Lopa e macchiatos”, që gjendet tek shtandi i Botimeve KOHA, del të jetë më i kërkuari në fillim të ngjarjes më të madhe të librit në Kosovë.

“Vepra e re e Veton Surroit udhëheq sa u përket librave të kërkuar. Por, pa dyshim, që në ditën e parë kemi qenë shtandi më i vizituar. Shkak i pranisë së madhe të lexuesve në shtandin tonë janë titujt ekskluzivë, si dhe çmimet tejet të favorshme deri në 70 për qind zbritje”, ka thënë Fidan Imeri, menaxher i shitjes në Grupin KOHA.

Botimet KOHA këtë vit sjell tetë tituj të rinj në Panair, tetë të tjerë që janë botuar midis dy panaireve dhe gjithsej 150 tituj. “Ridënimi” nga Fatos Lubonja, vëllimi i pestë i “Monument” me autor Artan Krasniqi, “Vegim” nga Ardian Haxhaj, “Vet’ e katërdhjeta” me autore Drenusha Zajmi-Hoxha, “Naltësimi i Iskanderit” nga Benjamin Disraeli”, “Shqiptarët dhe unë” me autor Jovan Nikolljadis dhe “Gratë e huaja për shqiptarët dhe shqiptarët e diasporës”, përmbledhur dhe përpunuar nga Hanëmshahe Ilazi, bëjnë pjesë në titujt e rinj të Botimeve KOHA.

â??Lopa e macchiatosâ? e Surroit, me mbi 600 kopje të shitura në ditën e parë të Panairit

Më Shumë

50 aksidente trafiku dhe 2064 gjoba brenda 24 orëve

Policia e Kosovës ka njoftuar për statistikat e përgjithshme për 24 orët e fundit, gjatë të cilave janë regjistruar dhjetëra aksidente trafiku dhe janë...

Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri

Pika kufitare e Morinës përballet me fluks të lartë, ndërsa mijëra pushues nga Kosova i janë drejtuar bregdetit shqiptar. Fundjava ka sjellë një rritje të...

Lajmet e Fundit