9.8 C
Prizren
E diel, 5 Maj, 2024

Putin: Lufta e Katërt Botërore do të zhvillohet me gurë

Kryetari rus ka vlerësuar se Lufta e Tretë Botërore do ta ketë ndikimin më fatal për njerëzimin, transmeton Koha.net.

“S’e di me ç’armë do të zhvillohet Lufta e Tretë Botërore, por Lufta e Katërt do të zhvillohet me kërbaçë e me gurë”, ka cituar kryetari i Rusisë Vladimir Putin shkencëtarin gjerman Alberta Einstein në programin vjetor tradicional “Linja e drejtpërdrejtë me kryetarin rus Vladimir Putinin”.

Ai, siç përcjell al jazeera, ka vlerësuar se Lufta e Tretë Botërore do të ketë ndikimin më fatal për njerëzimin.

“Nuk ka pasur konflikte globale, sepse në botë, ndërmjet fuqive udhëheqëse, është vendosur pariteti strategjik. Pa marrë para sysh në tingëllon pakëndshëm, do t’ua them- frika nga shkatërrimi reciprok i ka ndaluar dhe i ka detyruara fuqitë ushtarake që ta respektojnë njëra tjetrën“, ka thënë Putin.

Ai ka shtuar se është koha që të ulet në tryezën negociuese dhe që të bëhet skema e sigurisë europaine dhe ndërkombëtare, transmeton Koha.net .

Putin ka thënës se Rusia duhet t’i mbrojë interesat e veta.

“Ata Rusinë e shohin si kërcënim, ata mendojnë se Rusia po bëhet konkurrente e tyre. Unë këtë e shoh politikë të gabuar”, ka thënë Putin.

Më Shumë

Moti sot me diell dhe vranësira

Moti sot parashihet të jetë me diell dhe vranësira, të cilat gjatë ditës pritet të shtohen, ku ka mundësi të sjellin ndonjë reshje të...

Malishevë: Gruaja largohet nga shtëpia, shkak dhuna e burrit

Një grua është larguar nga shtëpia për shkak të dhunës së ushtruar nga burri i saj. Rasti ka ndodhur të hënën në Malishevë, rreth orës...

Lajmet e Fundit