Burri blen katër televizorë për ta përcjellë Kampionatin Botëror në futboll, gruaja kërcënon me padi në gjykatë

Një izraelite ka kumtuar se do ta padisë bashkëshortin e vet i cili ka blerë katër televizorë për ta përcjellë Kampionatin Botëror në futboll i cili mbahet në Rusi prej 14 qershorit deri më 15 korrik, shkruan gazeta “Maariv”.

Siç pretendon gazeta, gruaja 40 vjeçe është zemëruar sepse burri i saj i ka sjellë në shtëpi katër televizorë për ta përcjellë futbollin.

Kjo izraelite është e pakënaqur dhe nuk dëshiron që shtëpia e saj të shndërrohet në “klubin e zhurmshëm mashkullor”.

Ajo i ka propozuar bashkëshorit që t’i falë televizorët atyre që kanë nevojë, por ai ka refuzuar.

Pastaj i ka propozuar që të shkojë në shtëpi të prindërve të tij, dhe në rast se mbetet në shtëpi ajo do ta padisë burrin në gjykatë.

Gruaja ka treguar se madje burri i është kërcënuar se nëse ia ndalon ta përcjellë Kampionatin Botëror në futboll, do t’ia thyej televizorin në kokë./Insajderi.com.

Më Shumë

Malisheva pa asnjë rast të EHKK-së, situata vlerësohet nën kontroll

Shtabi Komunal për Menaxhimin e Situatës me Ethet Hemorragjike Krime-Kongo (EHKK) ka vlerësuar se gjendja në Komunën e Malishevës mbetet e qetë dhe nën...

Me seancë solemne nis shënimi i 27-vjetorit të çlirimit të Prizrenit

Me mbajtjen e Seancës Solemne të Kuvendit Komunal ka nisur sot shënimi i 27-vjetorit të çlirimit të Prizrenit, një nga datat më të rëndësishme...

Lajmet e Fundit