16.1 C
Prizren
E hënë, 4 Maj, 2026

Shaqir Totaj: Padia e Vetëvendosjes, ishte politike

Shaqir Totajt nuk i ka lënë përshtypje tërheqja e padisë ndaj tij nga Lëvizja Vetëvendosje! në Prizren.

Thotë se padia ka qenë politike.

“Padia asgjë nuk ka pasur të bëj me realitetin, dhe logjikisht në mungesë të argumenteve ka qenë e paqëndrueshme”, tha Totaj për “PrizrenPress”.

Lëvizja Vetëvendosje! ka tërhequr padinë kundër kandidatit të PDK-së për kryetar të Prizrenit, Shaqir Totaj.

Lënda është mbyllur nga Gjykata Themelore në Prizren.

“Padia e paditësit Lëvizja Vetëvendosje-Prizren e parashtruar kundër Shaqir Totajt nga Prizreni është tërhequr”, thuhet në aktvendimin e Gjykatës Themelore në Prizren.

Lëvizja Vetëvendosje! në tetor të vitit të kaluar pati, dorëzuar në Prokurorinë Themelore në Prizren kallëzimin penal kundër kandidatit për kryetar të Prizrenit nga radhët e PDK-së, Shaqir Totaj.

Kallëzimi penal ishte bërë për gjuhën e përdorur gjatë fushatës nga Totaj.

Pavarësisht veprimeve zgjedhore, Totaj kërkon nga VV që tash të fokusohen në përmisimin e cilësisë së jetës së qytetarëve të Prizrenit.

“Kishte me qenë mirë që VV të fokusohet në përmirësimin e cilësisë së jetës së qytetarëve të Prizrenit, sepse aty ka shumë për të bërë ndërsa periudha kohore të cilën VV e ka kaluar në pushtet nuk na krijon parakushte për të qenë shumë optimist”.

“ Megjithatë, si qytetar i Prizrenit do t’ju kisha gëzuar zhvillimeve pozitive po qe se do të kishte të tilla”, shprehet Totaj.

Shaqir Totaj(PDK) dhe Mytaher Haskuka (VV), në zgjedhjet lokale të vitit të kaluar kanë qenë kandidatë për kryetar të Prizrrenit.

Totaj humbi garën e balotazhit përballë Haskukës, për pak vota./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Një grua 43-vjeçare gjendet pa shenja jete në Prizren, nisin hetimet

Një grua rreth 43-vjeçare është gjetur pa shenja jete sot rreth orës 12:00 në fshatin Piran të Prizrenit. Sipas Policisë, menjëherë pas pranimit të informacionit,...

Vushtrria mposht Prizrenin me “poker” golash

Vushtrria ka triumfuar 4-1 ndaj Prizrenit në javën e 31-të të Raiffeisen Liga e Parë. Vendasit e zgjidhën ndeshjen që në pjesën e parë, duke realizuar...

Lajmet e Fundit