9.2 C
Prizren
E hënë, 17 Nëntor, 2025

Ekzekutohet politikani meksikan

Një politikan meksikan, aktiv në luftën për zhdukjen e krimit të organizuar, u qëllua për vdekje teksa po bënte selfie me disa mbështetës.

Fernando Purón, ish-kryebashkiaku i Piedras Negras, kishte marrë pjesë në një debat në Kongres të premten, kur u qëllua.

Vrasja tronditëse e Purón, e cila është filmuar nga kamerat afër, tregon një burrë me mjekër dhe me kapele që ecën mbrapa 43-vjeçarit dhe e gjuan atë në pjesën e pasme të kokës.

Purón ndërroi jetë, rrugës për në spital.

Ai njihej kryesisht për punën e tij, për të luftuar kartelin Los Zetas.

Karteli Zeta ka humbur disi “fuqinë”, që nga arrestimi i udhëheqësit Miguel Treviño Morales, i njohur si Z-40.

Vdekja e Purón e bën atë politikanin e 112 të vrarë në Meksikë, që nga shtatori i vitit të kaluar.

Më shumë se 1,000 kandidatë kanë braktisur zgjedhjet lokale të 1 korrikut, për shkak të frikës se do të vriten nga bandat.

Gjatë fushatës, gati 10 përqind e vendit ose 222 komuna kanë pasur kandidatë ose drejtues aktualë që janë vrarë, sulmuar ose kërcënuar.

Purón, pjesë e Partisë Revolucionare Institucionale në pushtet, ishte kërcënuar disa herë gjatë detyrës si kryetar bashkie.

Në 2016, një paralajmërim u postua në një varrezë, ku shkruante: “Purón, në dy vjet ne do të presim kokën tënde”.

Lexo më shumë në: http://www.gazetaexpress.com/lajme/ekzekutohet-politikani-meksikan-547644/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright

Më Shumë

Latifi: Fitorja për ne nuk ka qenë befasi

Smajl Latifi, ka arritur ta konfirmojë edhe mandatin e tretë në krye të Rahovecit.   Ai e ka mposhtur kundërkandidatin nga Lëvizja Vetëvendosje, Ali Dula. Latifi i...

Kryetari i AAK-së në Prizren i kërkon Haradinajt të hyjë në koalicion me Konjufcën: Sot kërkohet mençuri, jo retorikë boshe!

Kryetari i degës së AAK-së në Prizren, Besnik Krasniqi, ka kërkuar nga kryetari i partisë, Ramush Haradinaj, që të shqyrtojë ofertën për koalicion nga...

Lajmet e Fundit