10.8 C
Prizren
E premte, 3 Maj, 2024

Ky është kosovari më fatlum në Zvicër

Një kosovar i moshës 19 vjeçare, kishte bërë kërkesë për të marrë shtetësinë e Zvicrës.

Asambleja komunale (populli me të drejtë vote) në tubimin e saj ia kishte refuzuar duke u bazuar në shpifjen e një personi të vetëm

Qeveria e Kantonit, pas ankesës së të riut, ka konstatuar se atij i është mohuar pa të drejtë pasaporta zvicerane dhe e ka kthyer lëndën në rishqyrtim.

Përveç padrejtësisë që i është bërë 19 vjeçarit, kjo shkelje do t`i kushtojë buxhetit shtetëror me disa mijëra franga, shkruan Zofunger Tagblatt.

Në komunën Oftringen, asambleja e qytetarëve kishte miratuar pa vërejtje më shumë se 10 kërkesa për natyralizim.
Por kur radha i erdhi vendimit për kosovarin 19 vjeçar, një i ri, moshatar i tij me të drejtë vote e merr fjalën dhe kërkon nga Këshilli Komunal dhe komisionet që të hidhet poshtë kërkesa e kosovarit.

Sipas tij, ai ka shkelur ligjet, ka shumë pak respekt për kulturën zvicerane dhe, thjesht “nuk është i pastër”.

Edhe pse kryetari i komunës ua përkujton të pranishmëve edhe njëherë se i riu i plotëson të gjitha kriteret, asgjë nuk e shpëton më atë.
Të pranishmit e hedhin poshtë me 78 vota kundër dhe 16 pro, kërkesën e të riut për pasaportën zvicerane.

Pak ditë pas kësaj, kosovari në bisedë me gazetarin, me një ton miqësor dhe në dialektin që e zotëron në mënyrë të përsosur shprehet i indinjuar.
Ai nuk do ta shkelte as mizën ndërsa nuk arrin të kuptojë arsyen e atyre akuzave ndaj tij.

Dhe, për fund ai e bën të qartë se çështjen do ta ndjekë më tej mbi bazën e të drejtës së tij ligjore.
Kështu, ai përmes avokatit të tij ia del që ankesa e tij në kanton të miratohet vetëm disa javë pasi që e kishte bërë.
Akuzat ishin dëshmuar si të paqëndrueshme, shkruan Këshilli Qeveritar i Kantonit

Një reputacion i mirë, pa vepra te kryera penale, me gatishmëri të madhe për integrim, dhe madje me 93 përgjigje të sakta, nga 95 gjithsej në testin e natyralizimit, kosovari meriton pasaportën më shumë se kushdo tjetër, argumenton kantoni.
Po këto argumente i kishin edhe komisionet përkatëse dhe komuna qysh në kohën kur për kosovarin kishte votuar asambleja e qytetarëve.

I riu, për më tepër është shumë i familjarizuar me kulturën zvicerane.
Ai, në emrin e punëdhënësit të tij madje kishte bërë punë vullnetare në Obewallis duke marrë pjesë në projekte për të mirën e komunitetit.
Kështu, e drejta duket se ka fituar, por padrejtësia e bërë më parë ndaj të riut, do t`u kushtojë taksapaguesve të komunës Oftringen para të konsiderueshme.
Mbi 4000 franga komuna duhet të paguajë vetëm për shpenzimet procedurale dhe ato të avokatit.

Për natyralizimin e kosovarit, Asambleja e Qytetarëve do të detyrohet të votojë edhe njëherë, transmeton albinfo.ch.
Personi që e ka shkaktuar gjithë këtë telashe, nuk është prononcuar për gazetën.
Por ajo ka marrë vesh orientimin politik të tij: i riu, që nga muaji mars i këtij viti është në udhëheqjen e SVP-së së komunës së tij.

(Kosova Sot)

Më Shumë

Moti sot i ngrohtë, temperaturat deri në 22 gradë Celsius

Sot në Kosovë parashihet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ku gjatë pasdites pritet të ketë reshje të izoluara shiu, kryesisht në zonat...

Dy personat e vdekur në aksident janë nga Prizreni

Dy persona kanë vdekur si pasojë e një aksidenti mes një motoçiklete dhe një veture qe ka ndodhur në Shirokë të Suharekës. Dy personat e...

Lajmet e Fundit