Familja e imamit nga Shkoza e Malishevës u kërkon falje publike Haradinajve

Familja Bytyçi nga Shkoza e Malishevës ka bërë një kërkimfalje publike ndaj Familjes Haradinaj, për deklaratën e imamit të fshatit Fortesë të Rahovecit, lidhur me varrimin e Hilmi Haradinajt – babait të kryeministrit Ramush Haradinaj.

“Ne familja Bytyçi, farefisi nga Shkoza, i kërkojmë falje publike familjes Haradinaj, nga Gllogjani, për postimin e një deklarate të pamatur të anëtarit të familjes sonë, disa ditë më parë. Ne si familje, distancohemi nga deklarata e anëtarit të familjes sonë bërë më 17 qershor, ditën që familja Haradinaj, njoftoi për vdekjen e më të dashurit të tyre”, thuhet në kërkim faljen publike, përcjell Klan Kosova.

“Krahas kësaj kërkim falje, paksa me vonesë për shkak të shokimit nga deklarata që na ka shqetësuar rëndë edhe neve si familje, ne i shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjes dhe farefisit Haradinaj, për vdekjen e më të dashurit të tyre, Hilmi Haradinaj”.

Bedri Bytyçi në ditën e vdekjes së Hilmi Haradinajt kishte bërë thirrje që hoxhallarët të mos marrin pjesë në ceremoninë e varrimit të tij.

Më Shumë

Numërimi i votave drejt fundit, LVV 44.11%, PDK 20.80% dhe LDK 17.11%

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se procesi i verifikimit dhe numërimit të votave po vazhdon në Qendrat Komunale të Numërimit (QKN) dhe në...

Sot nis Botërori 2026

Sot zyrtarisht nis Kupa e Botës 2026, turneu më i madh në historinë e futbollit, që për herë të parë do të organizohet nga...

Lajmet e Fundit