11.8 C
Prizren
E premte, 17 Maj, 2024

Një muaj paraburgim për rrahjen në Prizren

Gjykata Themelore e Prizrenit ka caktuar masën e paraburgimit në kohë zgjatje prej një muaji ndaj të pandehurit me iniciale D.H nga Prizreni, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale lëndim i rëndë trupor.

Më 15 qershor i pandehuri dyshohet se ka shkaktuar lëndim të rëndë trupor me mjetet e rrezikshme me arsyen se djali i të dëmtuarit kishte pasur mosmarrëveshje para këtij rasti me të pandehurin me iniciale D.H. e që për këtë arsye, i dëmtuari me iniciale H.B. ishte nisur që të lajmëronte rastin në stacioni policor.

“Derisa ishte duke ecur rrugës të pandehurit me iniciale D.H. me veturën e tij, së bashku me të pandehurin A.D. i dalin përpara e pastaj edhe i pandehuri M.H. me veturën e tij i del përpara të dëmtuarit dhe pasi ndalen që të tre, ia hapin derën veturës së të dëmtuarit dhe e sulmojnë duke e goditur me grusht, shkop druri ndërsa i pandehuri me iniciale D.H. edhe me një brisk, të cilin e gjen në veturën e të dëmtuarit”, thuhet në njoftimin e Gjykatës Themelore në Prizren.

“Pasi që i njëjti që nga data 19.06.2018 ka qenë në arrati, kjo çështje është në fazën e hetimeve ka arsye për të besuar se i njëjti mund të fsheh provat, mund të dikoj në të dëmtuarit në dëshmitarë me çka do të pengojë rrjedhën e procedurës. Prandaj caktimi i masës së paraburgimit është i bazuar dhe i arsyeshëm për sigurimin e prezencës së të pandehurit dhe zhvillimin normal të rrjedhës së procedurës penale”, thuhet në njoftim.

Më Shumë

Një grua tenton të vetëvritet në Prizren

Një grua në Prizren, dyshohet se ka tentuar t'i  japë fund jetës së saj. Burimet e Sinjalit brenda Emergjencës kanë bërë të ditur se një...

Motra e Ukshin Hotit: Zbardhja e fatit të tij duhet të jetë obligim prioritar i Qeverisë dhe i ndërkombëtarëve

  “Deri më tani, përpos fjalëve poshtë e përpjetë, nuk ka diçka serioze që të merret me çështjen e tij dhe të zbardhet fati i...

Lajmet e Fundit