Vetëvendosje në Prizren akuzon Nismën për tradhti

Kuvendarja e Lëvizjes Vetëvendosje! në Prizren, Mimoza Bushrani, ka akuzuar partnerin e koalicionit, Nismën, për tradhti.

Ajo, ka shkuar aq larg sa që i ka quajtur “kopilë të politikës ditore”.

Shpërthimi i saj, ka ardhur pas publikimit të emrave të rinj të drejtorëve të shkollave .

“Kosova është e vogël. Komuna e Prizrenit edhe më e vogël, dhe nuk ka se si të mos kuptohet se për të qenë pjesë e Komisionit për përzgjedhjen e drejtorëve dhe zëvendësdrejtorëve, persona të caktuar “kushtëzohen” që ta ndërrojnë subjektin politik. Me t’u përmbushur kjo “kërkesë” e NISMA-s, procesi i allishverishit për formimin e këtij komision nuk zgjat më shumë se tri ditë”, tha Bushrani, shkruan “PrizrenPress”.

Drejtoria e Arsimit në Prizren, e cila udhëhiqet nga Nisma, ka publikuar sot emrat e drejtorëve të rinjë të shkollave.
Ata nuk janë mirëpritur, as nga vetë përfaqësuesit e Vetëvendosjes, që bashkëqeverisin me Nismën dhe LDK-në.

“Është tepër zhgënjyese që NISMA nuk iu përmbajt parimeve të cilat i kishte negociuar gjatë kohës së formimit të koalicionit qeverisës në Prizren”, tha Bushrani.

“Lista e kandidatëve të propozuar për drejtorë dhe zëvendësdrejtorë është larg asaj që e kanë pritur shumica e qytetarëve të Komunës sonë”.

“Jo vetëm kandidatët që kanë të drejtë për ankesa dhe parashtesa, por këtë të drejtë e gëzon çdo qytetar i Komunës së Prizrenit, ata të cilët e duan një arsim apolitik”.

“Drejtoria e Arsimit në Prizren, që udhëhiqet nga NISMA, ia ka huq qëllimshëm me anëtarët e këtij komisioni e më pas edhe më listën e kandidatëve të propozuar”

“DKA paraprakisht rekrutoi anëtarë të rinj, kryesisht nga PDK-ja dhe rezultati përfundimtar për shumicën e qytetarëve të Prizrenit po del të jetë tepër zhgënjyes”.

“ Asnjë gur i lëvizur për ndryshimin e arsimit, ndryshim i cili po pritet me interesim nga shumica e qytetarëve”.

“Personat që ndërruan subjektin politik për një interes personal, e kanë vetëm një emër, ata janë kopilë të politikës ditore, e më kopilë të tillë asnjë proces nuk shtyhet përpara”.
“Çfarë të presim më tepër kur një “JO” e Nismës, brenda natës bëhet “Po”? “/PrizrenPress.com/

Më Shumë

24 orë në Kosovë: Dy të vdekur në aksidente, dhjetëra të lënduar

Dy aksidente me fatalitet janë shënuar gjatë ditës së djeshme në vend, sipas statistikave të Policisë. Përveç tyre, gjatë kësaj periudhe kanë ndodhur edhe 35...

Dogana zbulon dy raste të substancave narkotike në Vërmicë

Zyrtarët e Doganës së Kosovës, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, kanë realizuar dy raste të suksesshme të zbulimit të substancave narkotike gjatë kontrollit...

Lajmet e Fundit