12.8 C
Prizren
E enjte, 2 Maj, 2024

Kroacia e shokon Argjentinën, Messi dhe kombëtarja e tij rrezikojnë seriozisht eliminimin

Kombëtarja e Argjentinës është shokuar duke pësuar humbje nga Kroacia në grupin D në Kupën e Botës.
Skuadra e Lionel Messit, po rrezikon seriozisht eliminimin nga Kupa e Botës, pasi është mposhtur 3:0 nga kombëtarja e Kroacisë në ‘Nizhny Novgorod Stadium’.

Kjo humbja për Argjentinën vjen pas barazimit 1:1 me Islandën në ndeshjen e parë.

Pjesa e parë nuk solli gola, edhe pse rastet për shënim i patëm të dy skuadrat.

0000

Ishte fillimisht Enzo Perez që në minutën e 30’ dështoi nga një pozitë e volitshme për të shënuar, por goditja e tij përfundoi jashtë portës, në të cilën nuk ndodhej fare portieri dhe mbrohej nga Vida.

Tre minuta më vonë, një rast i mirë iu tregua Kroacisë, më konkretisht sulmuesit Mario Mandzukic.

Sulmuesi i Juventusit lëshoi një mundësi të mirë shënimi, kur dështoi me kokë nga afërsia.

Pjesa e dytë kishte një start të furishëm, me Kroacinë që gjeti golin në minutën e 53’ për 1:0.

Te goli i epërsisë i shënuar nga Ante Rebic, Kroacia u ndihmua nga portieri Wilfredo Caballero, që bëri një gabim të pafalshëm.

Kroacia, golin e dytë e arriti në minutën e 80’, kur Luka Modric shënoi një super-gol për 2:0.

Golin e tretë dhe të deklasimit për Argjentinën e shënoi Rakitic në minutën e 92?.

Me këtë fitore, Kroacia numëron 4 pikë, ndërsa Argjentina 1, duke shpresuar në dështimin e Islandës nesër ndaj Nigerisë./Lajmi.net/

Më Shumë

Malishevë: Gruaja largohet nga shtëpia, shkak dhuna e burrit

Një grua është larguar nga shtëpia për shkak të dhunës së ushtruar nga burri i saj. Rasti ka ndodhur të hënën në Malishevë, rreth orës...

Vjen në jetë vajza e Kiarës dhe Luizit: Fotoja e parë dhe emri i veçantë!

Moderatorja Kiara Tito dhe këngëtari Luiz Ejlli janë bërë prindër për herë të parë. Vajza e tyre ka ardhur në jetë këtë të martë...

Lajmet e Fundit