Vdes në spitalin e burgut i dënuari në Tiranë

Një i burgosur në Tiranë, i cili prej disa ditësh ishte transferuar në spitalin e burgut, ka gjetur vdekjen.

Pasditen e djeshme, e enjte, në spitalin e burgut, siç mëson, ka vdekur i dënuari, Gëzim Allushi, 53 vjeç, banues në Kamëz.

Nga veprimet e kryera rezultoi se, vdekja e tij ka ardhur për shkaqe natyrale.

Sakaq lidhur me këtë rast, materialet iu referuan Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.

Viktima në shkurt të vitit 2014, ishte kapur nga policia e Kamzës, me katër kallëpe dinamiti.

Efektivët e lomisariatit nr.5 në Tiranë, pas informacioneve të marra në rrugë operative bënë arrestimin e tij në kushtet e flagrancës.

Më Shumë

50 aksidente trafiku dhe 2064 gjoba brenda 24 orëve

Policia e Kosovës ka njoftuar për statistikat e përgjithshme për 24 orët e fundit, gjatë të cilave janë regjistruar dhjetëra aksidente trafiku dhe janë...

Akreditohen dy programe të Fakultetit të Filologjisë në UPZ

Universiteti “Ukshin Hoti” në Prizren ka shënuar një tjetër arritje në procesin e sigurimit të cilësisë, pasi Këshilli Shtetëror i Cilësisë ka akredituar dy...

Lajmet e Fundit