Mesazhi i Shaqirit një ditë pasi gjunjëzoi serbët

Granit Xhaka shënoi një gol fantastik për ta barazuar rezultatin në 1-1 ndaj Serbisë.

Por në minutën e fundit të ndeshjes, ishte ‘xhuxhi magjik’, Xherdan Shaqiri që gjunjëzoi serbët me një gol të bukur.

Goli i Shaqirit i dha fitoren Zvicrës që tani është shumë afër kualifikimit në mesin e 16 Kombëtareve më të mira në botë.Shaqiri është zgjuar herët dhe është aktivizuar në rrjetet sociale.

Ai ka postuar në ‘Insta Story’, një foto të këpucëve të tij sportive ku shihen flamuri zviceran dhe ai i Kosovës.

“Luaj me krenari”, ishin fjalët e Xherdanit të shkruara.Me këtë gjilanasi ka lënë të nënkuptohet se krenohet me prejardhjen e tij nga Kosova dhe në të njëjtën kohë krenohet me atë që ka bërë Zvicra për të.

Më Shumë

Hoti me Abdixhikun e Osmanin, u uron mirëseardhje në Rahovec

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për deputet, Avdullah Hoti ka marrë pjesë në një tubim në Rahovec me Lumir Abdixhikun e Avdullah Hotin. Në...

OVL-UÇK në Prizren i dhuron motor elektrik invalidit të luftës së UÇK-së, Florim Kryeziut

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së në Prizren ka njoftuar se, falë donacionit të kompanisë “Sat Styro”, është dhuruar një motor elektrik për...

Lajmet e Fundit