Veturat të prodhuara 40 vjet më parë ekspozohen në Prizren

Rreth 40 automjete të prodhuara të paktën 40 vjet më parë, janë ekspozuar përgjatë ditës së diel në qendër të qytetit të Prizrenit.

Gjatë fundjavës në Komunën e Prizrenit, u organizua edicioni i 13-të i festivalit ‘Oldtimerfest’.

Komuna njoftoi se automjetet me modele të vjetra, kanë rrugëtuar qindra kilometra drejt Prizrenit nga shtete të ndryshme të rajonit, si: Sllovenia, Hungaria, Bosnja, Mali i Zi dhe Maqedonia, ndërsa interesimi i qytetarëve për t’i parë ato nga afër, ka qenë mjaft i madh.

Aktivitetet e organizuara nga Oldtimer Club Prizren do të vazhdojnë sot me udhëtimin e përbashkët të këtyre automjeteve në qytetin e Stambollit në Turqi./kallxo.com/

Më Shumë

Prizren, mbahet takimi i Forumit Koordinues mes Komunës dhe shoqërisë civile

Është mbajtur sot takimi i radhës tre-mujor i Forumit Koordinues ndërmjet organizatave të shoqërisë civile dhe Komunës së Prizrenit, në bashkëpunim me Misionin e...

16 vjet pa ikonën e kinematografisë, Bekim Fehmiu

Sot bëhen 16 vjet nga ndarja nga jeta e aktorit të madh shqiptar, Bekim Fehmiu, një prej figurave më të shquara të kinematografisë shqiptare...

Lajmet e Fundit