3.8 C
Prizren
E shtunë, 16 Nëntor, 2024

53% në zgjedhje/ Pushteti i pakufishëm që fitoi Erdogan

Presidenti Rexhep Taip Erdogan e ka forcuar veten si njeriu i fuqishëm i Turqisë, pasi koalicioni i tij fitoi zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare që do të zgjerojë kompetencat e tij dhe ndoshta sundimin e tij për rreth një dekadë.

Koalicioni i Erdogan fitoi rreth 53% të votave me pjesëmarrje afërsisht 90%, sipas lajmeve shtetërore, domethënë ai do të zgjasë sundimin e tij 15-vjeçar për të paktën pesë të tjerë, me potencialin për të kontrolluar Turqinë deri në vitin 2028.

“Turqia i dha botës një mësim mbi demokracinë” – tha Erdogan. Diku tjetër, kundërshtarët e tij bërtasin dhe akuzojnë për një garë të padrejtë, duke thënë se partia e Erdoganit kishte mbështetjen e padrejtë të shtetit dhe opozita u varros me ligje të jashtëzakonshme.

Zgjedhjet kanë implikime të rëndësishme për sigurinë rajonale, fluksin e refugjatëve dhe demokracinë botërore, por edhe për vetë Turqinë, në udhëkryqin midis Europës, Rusisë dhe Lindjes së Mesme. Ja çfarë do të thotë:

Një ndryshim në formën e shtetit turk

Vitin e kaluar, Erdogan thirri dhe fitoi një referendum për ndryshimin e kushtetutës së Turqisë. Ndryshime të cilat hyjnë në fuqi pas këtyre zgjedhjeve. Ato përfshijnë një zhvendosje nga sistemi parlamentar në një presidencë ekzekutive.

Erdogan do të fitojë pushtetin për të nxjerrë dekrete, të emërojë zyrtarë publikë, përfshi ministrat dhe gjykatësit, do të vendosë buxhetin dhe do të kontrollojë ushtrinë dhe policinë. Në të kundërt, fuqia e parlamentit do të zvogëlohet dhe roli i kryeministrit do të hiqet.

Një pyetje e madhe është nëse fitorja do të nxisë Erdogan për t’i dhënë fund gjendjes së jashtëzakonshme, në të cilën vendi ka qenë që nga viti 2016, kur një grusht shteti i dështuar pothuajse rezultoi në vrasjen e tij. Nën këtë emergjencë, Erdogan ka larguar 100 mijë zyrtarë publikë nga postet e tyre. Mbi 50 mijë njerëz janë në burg duke pritur gjykimin, duke përfshirë 9 ligjvënës kurdë. Ëikipedia është e ndaluar dhe partia e Erdoganit mban një monopol virtual në transmetimet politike në televizione.

Kundërshtarët e tij frikësohen se rritja e pushteti presidencial do të çdojë në sundimin e një njeriu. Por, Erdogan ka mbajtur për një kohë të gjatë kompetenca të ngjashme nën gjendjen e jashtëzakonshme. Nëse ai e heq këtë gjendje, ekziston një shans që opozita të fitojë hapësirë për të marrë frymë. Edhe nëse e bën këtë, Erdogan do të jetë më i fuqishëm se kurrë më parë.

Fundi i Turqisë laike?

Turqia u themelua në vitin 1923 si një republikë laike. Një parim kyç ishte ndarja e fesë nga jeta publike, pavarësisht se vendi ka një shumicë të madhe myslimane. Për gati 100 vjet qëndroi ky sistem laik. Themeluesi ishte Mustafa Kemal Ataturk, i cili zë një status të respektuar si babai i kombit.

Tani, turqit kanë më shumë gjasa të shohin në publik imazhe të mëdha të fytyrës së Erdoganit sesa Ataturkut. Erdogan ka një bazë të madhe myslimane konservagtore dhe popullariteti i tij rrjedh pjesërisht nga pohimet e tij se Turqia është një vend mysliman, në kundërshtim me parimet themelore të kombit.

Por, vendi është thellësisht i polarizuar në çështjen e laicizmit. Kjo çështje ishte një nga fushat kryesore të betej në këto zgjedhje.

Erdogan ka folur për dëshirën për të ngritur një “gjeneratë të devotshme”, duke zbatuar një program mësimor islamik në shkollat anembanë vendit. Ai ka bërë thirrje për t’i dhënë fund ndalimit të shamive në institucionet publike. (përktheu lapsi.al) Ky ligj ka hidhëruar për një kohë të gjatë myslimanët e devotshëm, të cilët janë ndjerë të diskriminuar nga politika. Një xhami gjigante, një projekt i përkëdhelur i Erdoganit, është në ndërtim e sipër në Stamboll.

Ashtu si Ataturku, i cili e formësoi vendin në imazhin e tij, Erdogan ka punuar për ta formuar atë në vetvete. Tani, me fuqitë që ai ka dëshiruar për një kohë të gjatë, turqit mund të presin që Islami të zë një pozitë gjithnjë e më të madhe në jetën publike.

Një marrëdhënie e tensionuar me Perëndimin

Kur erdhi në pushtet në vitin 2003, udhëheqësit perëndimorë e afruan Erdoganin duke e parë atë si një udhëheqës liberal me të cilin mund të punonin në botën islamike pas sulmeve të 11 shtatorit 2001.

Jo më. Edhe pse Turqia është anëtare e NATO-s dhe ka aplikuar për t’iu bashkuar Bashkimit Europian, udhëheqësi i saj ka qenë kritik ndaj tyre. (përktheu lapsi.al)  Kohët e fundit, Erdogan bleu një sistem mbrojtës raketor nga Rusia, duke alarmuar NATO-n. Gjithashtu, stili i udhëheqjes së tij është shumë më afër Vladimir Putinit sesa drejtuesve të Europës Perëndimore.

Udhëheqësit perëndimorë duhet ta mbajnë Erdoganin në anën tjetër. BE ka arritur një marrëveshje prej 1.8 miliardë euro me Turqinë në një përpjekje për të frenuar fluksin e refugjatëve në kontinent, ndërsa Turqia është gjithashtu një lojtar kyç në luftën në Siri. Marrëdhëniet janë tashmë të tensionuara galë mbështetjes së SHBA për luftëtarët kurdë, që Turqia i konsideron si pjesë e një grupi terrorist. Me luftën që shkon drejt një përballjeje të mundshme, ato mosmarrëveshje mund të ndizen në të ardhmen e afërt.

Në fjalimin e tij të fitores, Erdogan argumentoi se pjesëmarrja e lartë do të thotë që vendet perëndimore nuk mund të pretendonin se zgjedhjet e tij ishin një mashtrim.

“Disa vende që kanë pjesëmarrje të ulët në zgjedhje pretendojnë se janë modele të demokracisë” –tha ai.

“Shkalla e pjesëmarrjes është shumë e ulët, dhe ata shohin poshtë Turqinë se është jodemokratike” – u shpreh Erdogan.

Erdogani është më i fundit nga një seri njerëzish të fortë që kanë kërkuar të garantojnë legjitimitetin e sjellë nga demokracia duke përdorur fuqitë autoritare për të grumbulluar mosmarrëveshjet në favor të tyre. Putin i Rusisë dhe Viktor Orban i Hungarisë kanë fituar zgjedhje në rrethana të ngjashme vetëm këtë vit.

Përdorimi i mekanizmave të demokracisë i jep Erdoganit legjitimitetin, por me një hapësirë fitoreje prej vetëm 53%, këto mekanizma gjithashtu lënë një rrugë të hapur për kandidatët e opozitës që ta rrëzojnë atë.

Një opozitë e mposhtur por e rigjeneruar

Kur Erdogan thirri zgjedhjet e parakohëshme në prill, duket sikur ai do të fitonte lehtësisht falë një opozite të ndarë dhe popullaritetit të tij të gjerë. Por, partitë e opozitës u mblodhën në një miting të papritur, dhe në pikë dukej sikur Erdogan mund të kërcënohej. (përktheu lapsi.al) Në ditët përpara zgjedhjeve, tubimet e opozitës tërhoqën turma prëj më shumë se një milion në rrugët e Stambollit, një pamje që do të ishte e paimagjinueshme vetëm disa muaj më parë.

Rivali kryesor i presidentit Erdogan, Muharrem Ince, pranoi të hënën se Erdogan kishte fituar. Por, edhe pse tha se nuk kishte fituar në mënyrë të drejtë, sipas Inces, Erdogan kishte fituar në mënyrë gjithëpërfshirëse.

“A vodhën vota? Po, ata i vodhën votat” – tha Muharrem Ince në një konferecë për shtyp në selinë e partisë së tij. “Por, a kanë vjedhur 10 milionë vota? Jo.” – tha ai.

Ankesa kryesore e opozitës duket të mos jetë manipulimi i votave, siç ishte gjatë fushatës së referendumit vitin e kaluar, por Erdogan padrejtësisht përfitoi nga burimet e mëdha të shtetit që ai deri në fushatën e tij.

“Nuk ka hendek të madh midis të dhënave të Këshillit të Lartë Zgjedhor dhe të dhënave që ne kemi mbledhur” – tha Ince. “Dallimi nuk është mjaftueshëm i madh sa për të ndryshuar rezultatin” – u shpreh kundërshtari kryesor i Erdogan.

Megjithëse me anë të ligjit kandidatëve i premtohet kohë e barabartë në transmetime, ky rregull u kundërshtua hapur. Një kandidat, kurdi Selahattin Demirtas, e drejtoi fushatën e tij nga burgu. Partia e tij arriti të fitonte 10% të votave, të mjaftueshme për tu futur në parlament, por jo të mjaftueshme që të privonin koalicionin e shumicës së Erdoganit.

Shumica e opozitës do t’i japë shpresë disa turqve. Megjithëse mbeten nën kërcënim, institucionet demokratike të shtetit qëndrojnë ende.

Më Shumë

Prezantohet Jean-Denys Choulet, Dardanët me synime të qarta për sfidat e nëntorit

Në një konferencë për media, Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) ka prezantuar përzgjedhësin e ri në basketboll, Jean-Denys Choulet. Sekretarja e Përgjithshme e FBK-së,...

Në mesjavë tri ndeshje të shtyra

Këtë mesjavë zhvillohen tri ndeshje të shtyra në Superligën e Kosovës në hendboll në konkurrencë të meshkujve. Të martën (sot) prej orës 20:00 është ndeshja...

Lajmet e Fundit