3 C
Prizren
E hënë, 22 Dhjetor, 2025

Haskuka anulon konkursin për drejtorë të shkollave

 

Kryetari i Prizreni, Mytaher Haskuka, ka anuluar konkursin për drejtorë të shkollave.

Postimi i plotë
Së pari dua të uroj Drejtorinë e Arsimit për punën e bërë në periudhën gjashtëmujore ku janë bërë më shumë punë se në 10 vjeçarin e kaluar. DKA është një nga drejtoritë më të suksesshme që ka bërë një punë të madhe në përpilimin e rregulloreve dhe udhëzimeve të reja për përmirësimin e gjendjes në arsim si dhe fillimin e investimeve të reja në rregullimin e infrastrukturës arsimore.

Po ashtu mund të konstatoj që DKA ka bërë një punë të mirë në përmirësimin e procesit të përzgjedhjes së drejtorëve duke e hapur procesin dhe përmirësuar transparencën. Por përmirësimi i procesit nuk ka qenë i mjaftueshëm.

Si kryetar i Komunës, në bazë të të gjeturave gjatë procesit të përzgjedhjes së drejtorëve, uroj DKA-në për përkushtimin për të pasur një përzgjedhje të drejtë të personelit udhëheqës arsimor në shkollat e Komunës së Prizrenit, gjersa ka vërejtur lëshime teknike nga ana e Komisionit përzgjedhës, të cilat kanë sfiduar procesin e këtillë. Në bazë të të gjeturave të punës së Komisionit, konstatohet se procesi i përzgjedhjes nuk i ka plotësuar të gjitha kriteret ligjore të përcaktuara në UA 08/2014 dhe Udhëzuesit për zgjedhjen e drejtorëve të shkollave Nr 1130/18 të Komunës së Prizrenit, konstaton se përzgjedhja preliminare ngrit dyshime për validitetin, andaj merr vendim për anulimin e konkursit Nr.01-111-58856 të shpallur nga DKA më 24.04.2018.

Më Shumë

Një vajzë 12 vjeçare ndërron jetë në Pediatrinë e Spitalit të Prizrenit

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Spitalin Rajonal të Prizrenit, ku një paciente e mitur ka ndërruar jetë derisa ishte nën trajtim mjekësor...

Po restaurohet Kulla e Hajrulla Çantës në Rahovec, aset i mbrojtur i trashëgimisë kulturore

Punimet për restaurimin e Kullës së Hajrulla Çantës në Rahovec po vazhdojnë pa ndërprerje, duke i dhënë jetë dhe dinjitet një vlere të rëndësishme...

Lajmet e Fundit