Zbulohet domethënia e shkronjës “L”, që Xhemaili e bëri pas golit

Zvicra mbrëmë përkundër barazimit, arriti të kalojë në 1/8-ën e finales të Kupës së Botës, ku për kundërshtarë do ta ketë përfaqësuesen e Suedisë.

Golin e parë për helvetikët e shënoi shqiptari me prejardhje nga Tetova, Blerim Xhemaili në minutën e 31-të, kurse për shkak të dënimeve të fundit nga FIFA për bashkëlojtarët e tij, ai nuk festoi duke e bërë shqiponjën.

Megjithatë, gjatë festimit të golit nga Xhemaili, u dallua një tjetër mënyrë e festimit, ku 32 vjeçari bëri shkronjën “L”, për të cilën fillimisht nuk dihej domethënia.

Por, mediat e kanë zbuluar misterin prapa shkronjës “L” të festimit të Xhemailit, dhe futbollisti duket se golin e shënuar ia ka dedikuar djalit të tij, emri i të cilit është Luan.

Në këtë mënyrë Xhemaili shmangu debatet dhe festoi duke ia kushtuar golin, dashurisë së tij më të madhe, të birit. /Insporti.com

Më Shumë

Tragjedia në Prizren: Babai i viktimës po vazhdon trajtimin mjekësor

Një mosmarrëveshje mes djemve të axhallarëve në fshatin Kobaj të Prizrenit ka përfunduar në tragjedi, ku një 27-vjeçar ka humbur jetën pasi është goditur...

Kërkohet paraburgim për dy djemtë dhe nënën e tyre lidhur me vrasjen e 27-vjeçarit në Prizren

Prokuroria Themelore në Prizren ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit prej 30 ditësh ndaj tre të dyshuarve në rastin e vrasjes së 27-vjeçarit...

Lajmet e Fundit