8.8 C
Prizren
E diel, 2 Shkurt, 2025

Kryetarit të Prizrenit nuk iu lejua kalimi nëpër Serbi

Kryetarit të Prizrenit Mytaher Haskuka i është ndaluar hyrja në Serbi, derisa ai po kalonte nga ky shtet për të shkuar në Kroaci.

Haskuka ka thënë se ishte nisur për një vizitë pune në Kroaci por se në kufi pas kontrollit të veturës nga Policia Serbe, atij i është ndaluar hyrja.

Ai ka thënë se Policia Serbe i kishte thënë se nuk i lejohet hyrja në Serbi, ani pse nuk pranuan ti japin arsyen pse.

Policia i kishte kërkuar Haskukës që të kthehej prapa, duke i thënë se kjo ishte më e lehta që mund ti kishte ndodh atij, pasi kishte shkel në Serbi.

Ky është postimi i plotë i Haskukës:

“Para pak kohësh qyteti i Osijekut në Kroaci më ftoi në vizitë pune. Edhe pse nuk kam kaluar ka Serbia më shumë se 20 vite, me rekomandim të ambasadës së Kosovës në Kroaci, vendosëm të udhëtonim nga Serbia.

Momentin që arritëm në kufi, policët serb kërkuan që të parkonim veturën dhe të presim. Pasi që na lënë rreth një orë të presim, njëri nga policët u afrua dhe kërkoi që ta shoqëroja deri në zyre.

Aty më tha që e kam të ndaluar hyrjen në Serbi. Kur e pyeta pse, më tha që nuk mund të më tregoj, por që nuk mund të kaloj ka Serbia dhe duhet të kthehem menjëherë prapa dhe që duhet të ndihem me fat ngase kisha mundur të kaloja edhe më keq.

Pasi që na kthyen prapa, vendosëm të shkojmë në Osijek ka rruga e gjatë, kësaj here kah bregdeti edhe pse rruga ishte trefish më e gjatë.

Natën vonë kur arritëm në Osijek, pash lajmet që çetnikët serb festonin humbjen e tyre në Gazimestan.

Parollat e njejta të viteve të 90-ta, “Kosova është Serbi” dhe thirrje për mobilizim nga patriarkët ortodoksë serbë për ta kthyer “djepin” e Serbisë.

Çfarë normalizimi me Serbinë?

Në 20 vitetet e fundit, me ndihmën e pushtetareve tanë të korruptuar dhe me bisedime në Bruksel kemi normalizuar fashizmin serb ndaj Kosovës. Ata të diskriminojnë të kthejnë nga kufiri pa arsye ndërsa ne ju lejojmë demonstimin me simbole fashiste njerëzve që kanë kryer masakra në Kosovë. Për më keq, fashizmi dhe racizmi serb ndaj Kosovës, u normalizua jo vetëm në Serbi, por edhe në institucionet ndërkombëtare, ashtu si na e vërtetoi edhe vendimi i fundit i FIFA-s, lidhur me simbolin e shqiponjës.”

Më Shumë

QKMF-ja në Prizren aktivizon shërbimin e informimit për qytetarët

Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare “Dr. Nexhip Berisha” në Prizren ka aktivizuar shërbimin e informacionit. Sipas njoftimit të QKMF-së ky shërbim është vënë në dispozicion...

Mes eliminimit dhe kualifikimit, natë e zjarrtë në Ligën e Kampionëve

Manchester City duhet ta mposht patjetër Bruggen për të shmangur eliminimin nga Liga e Kampionëve. Në situatë të ngjashme është edhe Paris Saint-Germaini, që patjetër...

Lajmet e Fundit