Komuna nuk e respekton Ligjin për Qendrën historike të Prizrenit

Qendra Historike e Prizrenit mbrohet me ligj.

Bazuar në Ligjin për Qendrën Historike, për çfarëdo ndërhyrje apo rregullim, komuna e Prizrenit është e obliguar që të marrë leje apo pëlqimin e Qendrës Rajonale për Trashëgiminë Kulturore, raporton KTV.

Por ligjin në fjalë nuk e ka respektuar komuna, e cila ka nisur rregullimin e kubëzave te ura “Artasas” te shatërvani pa e njoftuar fare këtë qendër.

Veç kësaj, në mungesë të një vendimi, Qendra Historike e Prizrenit është kthyer në një gjendje kaotike nga reklamat e vendosura aty dhe mungesa e shenjëzimit.

Këtë shqetësim e ka ngritur, përmes një reklame të improvizuar të vënë ilegalisht nga organizata joqeveritare “Ec ma ndryshe”.

Aty shkruan se më tepër se 200 reklama nga biznese dhe parti të ndryshme po e shkelin ligjin dhe vendimin në fuqi për këtë qendër historike.

Por në Komunë thonë se nuk kanë shumë kompetenca për të ndërhyrë në përmirësimin e kësaj gjendjeje.

Më Shumë

Shpërthim në oborrin e një shtëpie në Prizren, policia jep detaje

Një shpërthim i dyshuar me granatë dore ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së hënës në Prizren, duke shkaktuar dëme të...

Bashkimi investon në kushte moderne, nis renovimi i hapësirave të reja në “Sezai Surroi”

KB Bashkimi ka njoftuar nisjen e projektit për renovimin e hapësirave të reja në Qendrën Sportive “Sezai Surroi”, të cilat do të jenë në...

Lajmet e Fundit