Ne

Poezi e shkruar nga Tinka Kurti

Ne,
Që çohemi nga dheu, që ecim kilometra me takat e ngrëna,
që thembrat na janë çarë nga peshat e rënda të injorimit…

Ne që flemë salloneve, që s’kemi një dhomë në shpi, një vend në botë,
ne që flokët na mbajnë erë darke pa mish,
ne që presim në radhë për pak dashuri të nënës…

Ne që ndjekim hijet e paprivatizuara ende,
që pimë ujë nga gypat e ndërgjegjeve të ndryshkura,
ne që s’kemi pos ujit,
dhe lahemi në faj duke imagjinuar fëmijë afrikanë tek lëpijnë dritaret pas shiut…

Ne që lexojmë lajme se thonjtë i kemi lyer me kozmetikë kancerogjene
e mendonim të fshinim gjurmët e lëndimeve shpirtërore,
ne që nuk qajmë kollaj, por që i respektojmë lotuesit…
Ne, që pasi shoqet na kanë dëshpëruar vazhdojmë të bëjmë shoqni të reja,
ne që shokët na kanë zgjënjyer, vazhdojmë ta rrisim besimin tek njerëzit,
ne që të drejtën e llogarisim me shumën e problemeve në jetët tona…

Ne që dhurojmë lule dhe këpusim nga shpirti ynë tek prejmë trëndafilin,
ne që e prekim fundin, por e shohim dhe dritën,
ne që ëndërrojmë tej muzgut, tej agimit…
Ne që mund të zgjedhim mes poshtë ose jashtë
derisa jemi pezull,
ne që marrim borxh për t’i bërë motrës tortë,

Ne që shohim lart e i hapim sytë,
S’flasim.
Se duhet ta rikapitullojmë çdo përrallë në botë,
Ajo që na shkëlqen, nuk është lakmia në sy,
është cipa e zemërimit
që na thotë
shqyni
derrat
secilin
të egër
të sigurt
të vetëkënaqur

Më Shumë

Bashkimi sqaron marrëveshjen me Adrio Bailey

KB Bashkimi ka dalë me një sqarim zyrtar lidhur me kontratën e basketbollistit amerikan Adrio Bailey për sezonin 2026/27. Sipas njoftimit të klubit, Bailey ka...

Akreditohen dy programe të Fakultetit të Filologjisë në UPZ

Universiteti “Ukshin Hoti” në Prizren ka shënuar një tjetër arritje në procesin e sigurimit të cilësisë, pasi Këshilli Shtetëror i Cilësisë ka akredituar dy...

Lajmet e Fundit