8.7 C
Prizren
E shtunë, 1 Shkurt, 2025

Sulmi kundër MERITOKRACISË

Shkruan: Fareed Zakaria

Meritokracia tani është një ide nën rrethim. Nga ana e djathtë, shumë nga mbështetësit e presidentit Trump e shohin atë si një kod fjalësh për një establishment që nuk e prek dot, e që shikon nga lart amerikanët e zakonshëm dhe të vështirë Në javët e fundit mund të keni dëgjuar për dy çështje në dukje të palidhura që janë në fakt mjaft të lidhura midis tyre. Në Nju Jork, kryebashkiaku Bill de Blasio shprehu dëshirën e tij për të hequr provimin shumë konkurrues për tetë shkolla të mesme publike në Nju Jork, duke përfshirë shkollën e mesme “Stuyvesant” dhe filloi të merrte hapa më të kufizuar për të pranuar më shumë studentë të zinj dhe hispanikë. Në Boston, zbulime të reja dolën nga një padi që pohon se Universiteti i Harvardit diskriminon në mënyrë sistematike amerikanët aziatikë në procesin e pranimeve. Këto zhvillime vijnë nga drejtime shumë të ndryshme, por ato tregojnë një sulm kundër njërit prej themeleve të shoqërisë moderne – meritokracisë. Meritokracia tani është një ide nën rrethim. Nga ana e djathtë, shumë nga mbështetësit e presidentit Trump e shohin atë si një kod fjalësh për një establishment që nuk e prek dot, e që shikon nga lart amerikanët e zakonshëm dhe të vështirë. Në Britani, thirrja e Kryeministres Theresa May për një shoqëri më meritokratike u sulmua nga e majta si një koncept që ushqen elitizmin dhe pabarazinë.

Problemet e diversitetit

Le të kujtojmë se kur dhe si meritokracia u bë ideologjia organizative e shoqërisë moderne. Përpara saj, njerëzit përparonin në botë përmes një sistemi informal, i cili privilegjonte pasurinë, statusin shoqëror dhe lidhjet familjare. Sikur që Nicholas Lemann rrëfen në librin e tij magjepsës “The Big Test”, Amerika drejtohej në çdo korridor të pushtetit nga protestantët e bardhë anglosaksonë deri në vitet 1950. Drejtuesit kryesorë, kryetarët e kolegjeve dhe senatorët ishin, pothuajse pa përjashtim, të gjitha WASP (amerikanë të bardhë protestantë). Kjo aristokraci WASP ishte larguar ngadalë por me siguri nëpërmjet rritjes së sistemeve të bazuara në merita, kryesisht në arsim, që hapte institucionet elitare për njerëzit me talent, pavarësisht prejardhjes së tyre. Sfida e Nju Jorkut për meritokraci përfshin shkollat e tij të mesme selektive, të cilat janë një mrekulli e sistemit modern të edukimit publik. Pranimi aktualisht bazohet në një test të vetëm. Pasuria ose lidhjet nuk do t’ju regjistrojnë në ato shkolla, sikur as raca juaj apo zotësitë në fushën e atletikës. Si rezultat, shkolla e mesme e lartë “Stuyvesant” – më prestigjiozja – pranon një përqindje më të vogël të aplikantëve sesa Stanford apo Harvard. Ajo që është më e rëndësishmja, këto shkolla kanë një rekord të mrekullueshëm të lëvizjes së fëmijëve të zgjuar nga varfëria në shtresën e mesme. De Blasio thotë se shkollat “kanë një problem diversiteti.” Zezakët dhe hispanikët përbëjnë vetëm 10 për qind të këtyre shkollave, krahasuar me 68 për qind të trupit studentor të qytetit në tërësi. Testet thuhet se favorizojnë një grup, aziatikët, të cilët përbëjnë 62 për qind të studentëve. Por qëndrimi i De Blasio është i gabuar dhe shkon në drejtim të kundërt.

Sfida e Bostonit

Së pari, këto shkolla janë tepër të ndryshme. Kategoria e quajtur “aziatikë” përfshin njerëz që kanë prejardhjen e tyre nga Kina, Koreja e Jugut, Vietnami, India, Bangladeshi, Indonezia dhe Filipinet. Ata vijnë nga kultura të ndryshme dhe kushte të ndryshme socio-ekonomike, flasin gjuhë të ndryshme dhe adhurojnë perëndi të ndryshme. Ndoshta më e rëndësishme, testi është dizajnuar për të gjetur studentë të talentuar, jo për të ngritur pakica specifike, gjë që pjesa tjetër e sistemit të madh të shkollave të Nju Jorkut punon shumë për të bërë. Pas sfidës së de Blasios qëndron një shqetësim në të majtën me idenë e çdo lloj hierarkie të talenteve. Në një intervistë për “New York Times”, duke mbështetur planin e kryetarit të qytetit, studiuesi Minh-Ha T. Pham shkroi: “Të gjitha shkollat tona duhet të jenë shkolla elitare.” Kjo është sigurisht një kontradiktë në terma. Pavarësisht se si organizoni shoqërinë, do të ketë një elitë. Pyetja është: Si mund të formohet ajo – përmes talenteve apo kritereve të tjera, të tilla si ideologjia politike apo lidhjet financiare? Sfida e Bostonit është e ndryshme, duke kërkuar meritokraci të vërtetë. Padia argumenton se universitetet e elitës pretendojnë të jenë meritokratike, por nuk praktikojnë atë që predikojnë. Një mal i provave sugjeron bindshëm se shumë kolegje shumë selektive janë sistematikisht të njëanshme kundër amerikanëve aziatikë. Siç është paraqitur në dokumentet e depozituara kohët e fundit, padia pohon se Harvardi përdor kritere të buta si “personaliteti” për të ulur aplikantët me rezultate dhe nota të larta provimi dhe aktivitete të konsiderueshme jashtëshkollore, duke u mbështetur në metodat që filluan të përdorën në vitet 1920 për të refuzuar aplikuesit e kualifikuar hebrenj. Le të jemi të qartë. Testet nuk janë perfekte dhe duhet të plotësohen nga faktorë të tjerë, por duhet të jemi të kujdesshëm ndaj përpjekjeve të tipit de Blasio. Ato mund të çojnë drejt një rruge që e kthen procesin e përzgjedhjes në një mënyrë me të cilën elitat bëjnë vlerësime shumë subjektive, sikur në ditët e rrjeteve të të moshuarve (old boys). Historikisht, ky ishte një proces që kishte futur ilegalisht në përdorim paragjykimet dhe preferencat, të bazuara në klasë, racë, religjion, politikë dhe para. Ajo nuk ka gjetur ose promovuar talentin, e as nuk ka krijuar shumë lëvizje sociale. Meritokracia është nën sulm, por ata që e sulmojnë atë, duhet të pyesin veten: Çfarë do ta zëvendësonte atë? Për të zgjedhur elitat e një shoqërie, siç tha Winston Churchill për demokracinë, meritokracia është sistem shumë i keq – por më i miri nga të gjithë të tjerët.

Më Shumë

Abdixhiku në Suharekë premton 5 miliardë euro investime

Lidhja Demokratike e Kosovës ka vazhduar me tubimin elektoral në Suharekë. Kandidati për kryeministër nga kjo parti, Lumir Abdixhiku, tha se Suhareka vazhdon të...

Hamza në Prizren: Punësimi dhe pavarësia ekonomike e grave, prioritet i qeverisë sime

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, sot ka takuar gra nga rajoni i Prizrenit. Hamza ka thënë se punësimi dhe pavarësia ekonomike e grave...

Mallkim nëne

Lajmet e Fundit