0.8 C
Prizren
E shtunë, 27 Dhjetor, 2025

Berisha: Thaçit nuk i them as mirëdita

Në emisionin Frontal të Televizionit 7, deputeti i Nismës, Zafir Berisha ka folur për dialogun mes Kosovës e Serbisë. Platformën e miratuar nga qeveria e ka quajtur të mangët, ndërsa ka thënë se Presidenti Hashim Thaçi nuk mund t’i ikë Kuvendit. Ka treguar edhe për raportet jo të mira me Presidentin, ndërsa ka thënë se ky i fundit ka bërë marrëveshje të dëmshme në emër të Kosovës.

Edhe pse pjesë e koalicionit qeverisës, Zafir Berisha i Nismës thotë se platforma e miratuar nga Qeveria për fazën finale të dialogut me Serbinë ka qenë e mangët dhe ‘me fjali dëshirore’.

“Ne qëndrojmë në atë se parlamenti duhet të ketë një platformë të qartë nga e cila nuk mund të lëviz askush. Fillimisht Parlamenti duhet ta krijojë unitetit. E dyta është kush do ta udhëheqë”, ka thënë Berisha, shkruan Gazeta Express.

Deputeti i Nismës thotë se presidenti i vendit ka kompetenca të përfaqësojë vendin, por jo të vendos për marrëveshje të llojit të veçantë siç mund të jetë ajo me Serbinë.

“Nuk e di kush do të udhëheq bisedime. Hashimi i ka disa kompetenca, por jo me bisedu për marrëveshje që është e rëndësisë së veçantë. Nëse mendon dikush që mund të bëjë marrëveshje duke injoruar Kuvendin, e ka gabim”, ka thënë Berisha.

Ai ka kritikuar Presidentin Thaçi për deklaratat e tij në konferencë për media ku kishte thënë se ‘bota s’ka kohë të na pres dhe nëse humbim kohë, mbesim si Palestina’.

“Deklarata e papërgjegjshme që po jepen nga Presidenti, ku po bëhen krahasime me popuj të tjerë”, tha deputeti.

Ndërsa ai ka folur edhe për raportet e acaruar që ka me Presidentin. Thotë se me të s’ka asnjë lloj komunikimi dhe i përmend marrëveshjet, sipas tij, të dëmshme të nënshkruar nga Presidenti Thaçi.

“Ka një kohë të gjatë që as mirëdita nuk i them. Nuk është ai Hashimi. Ai ka ndryshuar shumë, qëndrimet, lëvizjet, marrëveshjet, si ajo e vitit 2013 tregojnë se ai bën marrëveshje të dëmshme”.

Ndërsa, nuk ka pranuar të tregojë për raportet që ka shefi i tij, Fatmir Limaj me Presidentin Thaçi, një ditë pasi Kryeministri Haradinaj tha se Limaj e Thaçi darkojnë së bashku.

“Nuk më ka interesuar të di. Këto gjëra i ka shpjeguar vetë Fatmiri”, ka përfunduar Berisha. /Express/

 

Më Shumë

Vazhdojnë punimet për ndërtimin e çerdhes së fëmijëve në Bresanë të Dragashit

Punimet për ndërtimin e çerdhes së fëmijëve në fshatin Bresanë vazhduan edhe gjatë fundjavës, në kuadër të angazhimeve të Komunës së Dragashit për përmirësimin...

Mëngjesi pa pritje të gjata në pikat kufitare të vendit

Pritjet në hyrje-daljet për Kosovë gjatë mëngjesit të sotëm janë regjistruar të qeta.   Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhimin Kufitar, pritjet deri në 10 minuta janë...

Lajmet e Fundit