19.6 C
Prizren
E hënë, 14 Korrik, 2025

‘DokuFest’ shpall programin e filmave garues

DokuFest ka shpallur sot programin e filmave garues për edicionin e 17-të, i cili do të mbahet nga data 03 – 11 gusht në Prizren, Kosovë.

Festivali do të shfaqë 100 filma në gjashtë kategoritë garuese të tij e që përfaqësojnë 40 shtete – përfshirë dhjetë premiera botërore, katër premiera ndërkombëtare dhe një numër të premierave evropiane dhe rajonale. Të gjithë filmat tjerë që shfaqen në festival do të kenë premierën kosovare.

SFilma dokumentar të jashtëzakonshëm si dhe një numër i mrekullueshëm i filmave të shkurtë dhe të kinemasë eksperimentale është çka e karakterizon përzgjedhjen e këtij edicioni. Një numër i filmëbërësve do të rikthehen të prezantojnë filmat e tyre për herë të dytë ose tretë në festival ndërsa programi përfshinë edhe filmëbërës të rinjë puna e të cilëve prezantohet nëpër seksionet garuese.

Sipas njoftimit në ditët në vijim festivali do të vazhdojë të shpallë programet tjera speciale, përfshirë edhe programin e njohur View From the World si dhe programin e kuruar për temën qendrore të festivalit ‘Reflektimi’.

“Të guximshëm dhe avanturistik, kështu do ti etiketoja shumë prej filmave dhe regjisorëve pas tyre”, tha Veton Nurkollari, Drejtor Artistik i festivalit.

“DokuFest vazhdon të sjellë më të mirën nga fusha e filmit në Prizren dhe Kosovë dhe ne jemi të kënaqur që edhe njëherë jemi në gjendje të prezantojmë veprat e cilësisë më të lartë nga filmëbërërit e ri dhe mjeshtërat e kinemasë”.

PROGRAMET GARUESE:

GARA E DOKUMENTARËVE TË BALLKANIT

GARA E DOKUMENTARËVE NDËRKOMBËTAR

GARA E FILMAVE TË SHKURTËR

GARA E DOKUMENTARËVE PËR TË DREJTAT E NJERIUT

GARA E DOKUMENTARËVE TË MJEDISIT

GARA KOMBËTARE

Tema e sivjetme do të jetë: Reflektimi

Më Shumë

Aksident tragjik në Qafën e Duhlës të Suharekës, humb jetën një grua nga Maqedonia e Veriut

Një aksident trafiku me pasojë vdekjen ka ndodhur mëngjesin e sotëm, rreth orës 06:57, në magjistralen Suharekë – Shtime, në afërsi të Qafës së...

Samadraxha mbetet në terr, u dogjën kabllot e rrymës

Fshati Samadraxhë e komunës së Suharekës ka mbetur në terr. Kjo për shkak se kabllot e rrymës atje janë përfshirë nga zjarri, përcjell Klankosova.tv. Si pasojë...

Lajmet e Fundit