15.8 C
Prizren
E mërkurë, 12 Mars, 2025

Nxënësit e shkollës fillore “Zenun Çoçaj” në Gjonaj, vlerësohen “paushall” në lëndën e gjeografisë

Gjysmëvjetorin e dytë të vitit shkollor e kanë mbyllur pa arsimtar të gjeografisë.

Një kohë, lëndën nuk e kanë dëgjuar nga askush.

Më vonë janë angazhuar vullnetarisht dy arsimtarë dhe vetë drejtori i shkollës.

Në fund, notat i kanë marrë sipas suksesit të përgjithshëm.

Nxënësit e shkollës fillore “Zenun Çoçaj” në Gjonaj të Hasit, janë vlerësuar “paushall” në mungesë të arsimtarit përkatës të lëndës.

Arsimtari i tyre i gjeografisë në fillim të këtij viti shkollor, kishte dal në pension, por ai nuk është zëvendësuar nga askush.

Drejtori i shkollës fillore “Zenun Çoçaj”, Latif Çoçaj tha se pensionimin e arsimtarit të gjeografisë e ka lajmëruar me kohë në Drejtorinë e Arsimit në Prizren.

“Drejtoria e Arsimit është lajmërua me kohë për pensionimin e arsimtarit, mirëpo nuk e kanë sjell asnjë arsimtar tjetër për zëvendësim”, tregon Çoçaj për “PrizrenPress”.

Çoçaj, i cili me profesion është pedagog tregon se në mungesë të arsimtarit është detyruar të kapë ditarin për të mbajtur lëndën e gjeografisë.

“Unë jm detyruar të mbajë orët e gjeografisë dhe dy arsimtarw të tjerë tw gjeografisë”.

“Orët i kemi mbajtur si kemi mundur dhe qysh kemi pasur kohë”.

Ai tregon se si janë vlerësuar nxënësit në këtë lëndë.
“Jemi ulur të tretë, unë dhe dy arsimtarët e tjerë të gjeografisë dhe i kemi mbyllur notat”.
“Bashkë i kemi harmonizuar vlerësimet “, tregon ai

Çoçaj thotë se vazhdimisht ka kërkuar një arsimtar të gjeografisë, mirëpo kërkesa e tij nuk është marrë parasysh nga drejtori i Arsimit, Skënder Susuri.

“Herën e fundit jam fjalosë me drejtorin Susuri, pikërisht për mungesën e arsimtarit”.
Ai, tregon një detaj interesant të bashkëbisedimit me drejtorin e Arsimit në Prizren.

“ Shkova dhe i thashë kur e ke në plan me sjell një arsimtar në Gjonaj, kurse ai me tha “se sigurt e ke me 1 Maj’ ”.

“I thash me 1 Maj dërgoje në vendlindjen tënde në Zhur”.
Çoçaj thotë se nga kjo kohë më nuk ka kërkuar arsimtar të gjeografisë.

“ Më nuk kam kërkuar. I kemi mbajt vetë orët qysh kemi mundur. Herë unë e herë dy arsimtarët tjerë”.

Mungesa e arsimtarit të gjeografisë në shkollën fillore “ Zenun Çoçaj” ishte ngritur edhe në një mbledhje të SBASHK-ut./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Therandasit fitojnë në Tiranë

Në Grupin B të Ligës Unike në kuadër të javës së katërt, të mërkurën, Golden Eagle Ylli shënoi fitore ndaj Tiranës 62:87 (11:30, 20:24,...

Vendosja e numrave identifikues të shtëpive në Malishevë pritet të përfundojë brenda 15 ditëve

Procesi i vendosjes së numrave identifikues për shtëpi dhe objekte në territorin e Komunës së Malishevës ka vazhduar sot dhe pritet të përfundojë brenda...

Lajmet e Fundit