15.3 C
Prizren
E mërkurë, 6 Maj, 2026

Kombëtarja ruse akuzohet për doping në Botëror

Rusia u eliminua në çerekfinale të Botërorit të shtëpisë me penallti nga Kroacia, por sërish edhe deri në këtë fazë kjo ishte një arritje e jashtëzakonshme për ta.

Mbi ecurinë e Rusisë në Botëror nisën të aludojnë edhe për përdorim dopingu. Mediat gjermane shkruan se lojtarët rusë kanë përdorur herë pas here amoniak, një substancë që duhet të jetë e ndaluar, pasi ndikon në paraqitjen sportive.

Por për këto akuza ka reaguar mjeku i kombëtares ruse Eduard Bezuglov.“Ishte thjesht amoniakut i vënë në topa pambuku. Është diçka që ata e bëjnë me mijëra atletë, është përdorur për dekada, jo vetëm në sport, por edhe në jetën e përditshme. Kur dikush humb vetëdijen ose ndihet i dobët”, shpjegoi mjeku. /Insporti.com

Më Shumë

Ukaj i LDK-së me kërkesë për Abdixhikun: Fute Agim Veliun në listë për deputetë

Anëtari i Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së, Xhavit Ukaj, i ka bërë thirrje kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, që për zgjedhjet e reja ta...

Zhduket një grua në Prizren

Një grua është raportuar e zhdukur në Prizren.   Sipas raportit të policisë, e njëjta është larguar nga shtëpia më 3 maj rreth orës 15:00. Rasti nën...

Bashkimi në finale

Lajmet e Fundit