18.3 C
Prizren
E martë, 1 Korrik, 2025

Ronaldo nxit edhe më shumë spekulimet se po kalon te Juventusi

Cristiano Ronaldo ka nënshkruar me një kampanjë italiane për të inkurajuar dhurimin e gjakut, duke shtuar edhe më shumë spekulimet se do të kalojë te Juventusi.

Ylli i Real Madridit besohet se ka nënshkruar marrëveshje për kontratë 30 milionë euro në sezon me Juven, që po pret pranimin e ofertës 100 milionë euro nga “Mbretërit”.

Tani është konfirmuar se portugezi ka arritur marrëveshje me “Associazione Volontari Italiani Sangue” për të udhëhequr një kampanjë për dhurimin e gjakut. Kjo organizatë është me bazë në Lombardi.

Marrëveshja përfshin reklamimin me autobusë, rrjete sociale dhe një video në uebfaqen e organizatës.

Edhe pse Ronaldo ka marrëveshje me shumë kompani në botë, kjo e fundit po konsiderohet sinjal shtesë se e ardhmja e tij është në Itali.

Më Shumë

Selmanaj takon legjendën e sportit prizrenas, Naim Malazezin: Një thesar që frymëzon brezat

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës në Prizren, Driton Selmanaj, ka zhvilluar një takim të veçantë me një nga figurat më emblematike të sportit...

Totaj prezanton raportin gjashtëmujor të punës së Komunës së Prizrenit

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka paraqitur sot publikisht raportin gjashtëmujor të punës së ekzekutivit për periudhën 1 janar – 30 qershor...

Lajmet e Fundit