Aksidenti i rëndë në Prizren, policia në kërkim të të dyshuarit

Mbrëmjen e së martës ka ndodhur një aksident i rëndë trafiku në rrugën Prizren-Vermicë, ku u përfshinë dy vetura dhe një motoçikletë.

Ngasësi i motoçikletës dhe bashkudhëtari i tij kanë pësuar lëndime të rënda. Ata fillimisht janë trajtuar në Qendrën Emergjente në Prizren, më pas janë dërguar në Qendrën Klinike Universitare në Prishtinë.

Aksidenti dyshohet të ketë ndodhur pasi njëra nga veturat e përfshira nuk iu ka përshtatur rregullave të trafikut, me ç’rast është ndeshur me motoçikletën e cila ishte në qarkullim nga Zhuri për në Prizren.

Ngasësi i këtij automjeti është në arrati ndërsa prokurori ka lëshuar urdhërarrest për të dhe njësitet relevante janë në kërkim.

Ngasësi i automjetit të dytë të përfshirë në këtë aksident ka pësuar lëndime të lehta trupore.

Më Shumë

Tërheqja e 17 milionë eurove po dëmton shërbimet shëndetësore në Prizren

Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Prizren, ofron shërbime shëndetësore për qindra banorë të kësaj komune në zonat urbane dhe rurale. Sipas statistikave të marra...

Charlotte FC me ofertë për Vedat Muriqin

Vedat Muriqi ka gjasa të mëdha që karrierën ta vazhdojë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, saktësisht në Ligën MLS. Skuadra Charlotte FC tashmë ka...

Lajmet e Fundit