8 C
Prizren
E mërkurë, 11 Shkurt, 2026

Southgate ka një mesazh për ekipin e Anglisë pas humbjes nga Kroacia

Gareth Southgate, trajneri i Anglisë, nuk e ka fshehur krenarinë për grupin e lojtarëve që ai drejtoi në këtë Botëror ku e eliminua një natë më parë nga Kroacia.

Megjithatë, Southgate tha pas ndeshjes se kombëtarja e Anglisë duhet të shkonte në finale të këtij Botërori.

“Tani për tani, të gjithë po e ndiejmë dhimbjen e humbjes. A kemi pritur të jemi në këtë fazë? Nuk besoj se dikush nga ne e ka pritur këtë. Mirëpo, kur arrin deri në këtë pikë dhe ke luajtur ashtu si kemi luajtur ne, dhe ashtu si luajtëm mirë në pjesën e parë, është dashur që t’i shfrytëzojmë këto raste që të vijnë në jetë. Mirëpo, ajo që do të them është se jam jashtëzakonisht krenar me këtë grup lojtarësh, të cilët kanë përparuar shumë. Mendoj se reagimi i tifozëve ndaj tyre, krahasuar me dy vite më parë, ua tregon këtë, se për herë të parë përvojat me Anglinë mund të jenë pozitive, vendi është shumë krenar me ta dhe me mënyrën si kanë luajtur, dhe me kalimin e kohës do t’i vlerësojmë shumë momente pozitive”, është shprehur trajneri i Anglisë.

Më Shumë

UÇK-ja sërish do të triumfojë!

Bazuar këto tendenca qëllimkëqija të prokurorisë për shtrembërimin e së vërtetës së luftës sonë për liri, që fillin e kanë tek Raporti skandaloz i...

U hapën LOD Milano–Cortina 2026, Kryeziu dhe Kokaj bartën flamurin e Kosovës 

Me një ceremoni spektakolare janë hapur zyrtarisht Lojërat e 24-ta Olimpike Dimërore Milano–Cortina 2026, të cilat do të zhvillohen nga dje e deri më...

Lajmet e Fundit