10.1 C
Prizren
E enjte, 5 Shkurt, 2026

Shkëmbim kulturor në kampin veror përmes krijimit të shfaqjes “Duvaku”

Rreth 180 të rinj nga 15 shtete janë mbledhur në kampusin e gjimnazit “Loyola” në periferi të Prizrenit, për të marrë pjesë në kampin veror që u realizua gjatë kësaj jave. Qëllimi i kampit është që të mësohet krijimi i një shfaqjeje teatrale dhe realizimi i saj, duke trajtuar temat me të cilat preokupohen të rinjtë.

“Duvaku” është shfaqje multidisiplinare, e krijuar gjatë kampit veror njëjavor në “Loyola – Gymnasium” dhe trajton temën e martesave të hershme të vajzave në Kosovë. Një grup i të rinjve të pasionuar për vallëzim sfidohet kur vallëtarja kryesore e tyre, Venera, fejohet pa dëshirën e saj, në moshën 15 vjeçare. Shfaqja tregon tendencat e grupit të vallëzimit për ta parandaluar martesën e Venerës, rrjedhimisht humbjen e vallëtares së pazëvendësueshme të grupit.

“Duvaku” është realizuar nga nxënësit e “Loyola – Gymnasium”, Shkolla Fillore “Loyola”, “Loyola – Tranzit”, Diakonia Mitrovicë dhe “Jonas Foundation” në bashkëpunim me autoren e dramës dhe regjisoren Fjolla Hoxha, e cila njëherësh është drejtoreshë artistike e kampit veror, me koreografi të Laureta Paçarizit dhe Benjamin Ibrahimit, trajneren e aktrimit Shqipe Gashi, kostumografen Megan Fisk, udhëheqësit e orkestrës dhe të korit Berat Tafallari dhe Rrustem Gashi.

Shfaqja është rezultat i punës dyvjeçare të “Loyola-Tranzit”, një projekt që ka për qëllim ndërtimin e urave dhe bashkëpunimin e ngushtë mes të rinjve ashkalinj të lagjes Tranzit dhe të rinjve të gjimnazit “Loyola”. Kjo iniciativë ka mundësuar themelimin e një kopshti joformal për fëmijë, një shkolle të muzikës, shkollën e zanateve, bashkëpunimin e vazhdueshëm me të rinjtë evropianë dhe integrimin e të rinjve nga Tranziti në shkollat publike në Kosovë.
Premiera shfaqet të shtunën, më 14.07.2018, në Kino “Lumbardhi” në Prizren, në orën 20.30.

Më Shumë

Bashkimi ndan rrugët me T.J. Bickerstaff

Me marrëveshje të dyanshme, KB Bashkimi ka përfunduar bashkëpunimin me basketbollistin T.J. Bickerstaff. Lajmi është bërë i ditur nga vetë klubi përmes një njoftimi zyrtar,...

Kryetari i Rahovecit priti nxënësit e përfshirë në projektin për mendimin kritik dhe angazhimin qytetar

Kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi, ka pritur të martën në takim përfaqësuesit e “Teach for Kosova” dhe nxënësit e shkollave të mesme “Xhelal Hajda...

Lajmet e Fundit