Ronaldo “çmend” Kinën (VIDEO)

risitano Ronaldo është një nga njerëzit që paguhet më shumë nga sponsorët në të gjithë botën, i vetmi që ka një kontratë të përjetshme me një kompani dhe për këtë arsye është gjatë gjithë kohës në lëvizje.

Të premten, kampioni portugez ka qenë në Kinë për një turne të organizuar nga Nike dhe u ka folur fëmijëve që kanë qenë të pranishëm: “Për të përmirësuar futbollin kinez i duhet dhënë mundësi fëmijëve, sepse ata janë e ardhmja. Ju këshilloj të punoni shumë dhe të besoni te vetja juaj”, ka thënë portugezi.

Më pas ka folur edhe për Juventusin: “Jam i lumtur që jam pjesë e skuadrës më të fortë të Italisë. Shpresoj të fitoj shumë dhe ta filloj mirë, për shokët e skuadrës dhe për tifozët. Do të kërkoj t’i bëj të gjithë të lumtur”, ka shtuar Ronaldo.

Më Shumë

Shkak i një mosmarrëveshjeje, rrihen nënë e bijë në Malishevë

Një nënë dhe vajza e saj janë përfshirë në një rrahje fizike paraditen e djeshme në Malishevë. Sipas raportit 24-orësh të Policisë, incidenti ka ndodhur...

Lagjja e Shehut shpallet kampion i turneut tradicional “Java e Dëshmorëve të Hasit”

Lagjja e Shehut është shpallur kampion i turneut tradicional “Java e Dëshmorëve të Hasit” në futsall, për nder të Dëshmorëve të Hasit, duke e...

Lajmet e Fundit