5.9 C
Prizren
E premte, 10 Prill, 2026

‘Jepi me gojë’ nga Haveit, të hënën në Prizren

Këtë të hënë, në Prizren vjen një performancë e radhës nga HAVEIT.

Në kuadër të Balkan Society for Theory and Practice Workshop, HAVEIT – kolektivi artistik i përbërë nga Hana, Vesa, Lola dhe Alketa do të performojnë “Jepi me gojë”.

Me fillim prej orës 19:30 te Kino Lumbardhi, vjen performanca që erdhi si produkt i rezidencës artistike në Tiranë në vitin 2013-të, shkruan KultPlus.

.

Performanca asokohe pati vendin tek Sheshi Skënderbej në Tiranë, ndërsa më pas është performuar në Stokholm në Ljublanë dhe u ekspozua si video në Budapest në Ludvig Museum në vitin 2016-të.
HAVEIT janë kolektiv artistik edhe feminist dhe janë pjesë e disa ekspozitave nëpër Evropë.
Balkan Society for Theory and Practice Workshop po mbahet në Prizren këto ditë vere me punëtori dhe me ligjërata nga më të ndryshmet.

Sonte do të mbahet një ligjeratë nga Dr. Marina Gržini? dhe Dr. Tjaša Kancler. Ligjërata “What Does it Mean to Speak of Decoloniality in Eastern Europe?”, do të mbahet në Kino Lumbardhi në Prizren nga ora 19:00 – 21:00. Ligjerata dhe diskutimi do të jenë në gjuhën angleze. / KultPlus.com

Më Shumë

Arti në zi! Ndahet nga jeta aktori i njohur shqiptar Ilir Shkurti

Është ndarë nga jeta në moshën 68-vjeçare aktori pogradecar Ilir Shkurti, një nga figurat e njohura të jetës artistike të qytetit. I lindur më 30...

Rahoveci hap konsultimet publike për ndryshimin e rregullores së taksave komunale

Në sallën e Kuvendit Komunal është mbajtur konsultimi publik lidhur me plotësim-ndryshimin e rregullores për taksa komunale në Komunën e Rahovecit. Gjatë takimit janë diskutuar...

Lajmet e Fundit