8.6 C
Prizren
E enjte, 9 Prill, 2026

408 nxënës përsërisin vitin në Prizren

Më shumë se 400 nxënës të 5 shkollave të Mesme në Prizren do të përsërisin klasat këtë vit.

Mësimdhënësit nuk u kanë dhënë kaluese duke vlerësuar se ata nuk meritojnë më shumë se njësh në ditarë.

Kjo u pa si shqetësuese nga prindërit dhe kërkuan që fëmijët e tyre të rivlerësohen.

Duke insistuar në vlerësim të drejtë shkollat nuk e pranuan kërkesat e prindërve, derisa ata iu drejtuan Drejtorisë Komunale të Arsimit.

Ky numër i madh i ankesave bëri që DKA në Prizren të krijonte në komision që do të verifikonte ditarët.

Rekomandimet e nxjerra nuk u zbatuan nga një shkollë e mesme.

Udhëheqësit e shkollës së Mjekësisë “Luciano Motroni”, nuk pranuan që të rivlerësojnë nxënësit.

Edhe pse sipas dokumenteve që ka siguruar FRONTAL, nxënësit e kësaj shkolle  kanë më shumë se tri nota të dobëta në lëndët anatomi, biologji, matematikë e gjuhë angleze.

Të gjitha këto nga 6 profesorë, emrat e të cilëve i ka siguruar televizioni.

Kjo shkollë nuk pranoi as krijimin e komisioneve rivlerësuese.

Me këtë rast DKA lëshoi një urdhër të ri që thoshte se brenda 5 ditëve të bëhet rivlerësimi, ose shkolla të ankohej në Inspektorat.

Nga “Luciano Motroni”, arsimtarët dërguan një ankesë në MASHT me arsyetimin se nxënësit kishin bërë numër të madh të mungesave në shkollë.

Megjithë kundërshtimet që i bënë DKA-së, nga kjo shkollë nuk pranuan të flasin para kamerave për Televizionin Shtatë.

Ndërkohë, drejtori i Arsimit tha se pas këtij vendi, edhe pse nuk është ithtar i shkarkimeve, do të ndërrmirren masa.

Ky vlerësim i mësimdhënësve ka nxitur reagimet e prindërve dhe DKA-së në Prizren.

 

Më Shumë

Kryetarja Emra: Gjykata e Prizrenit nuk ka pasur kapacitet për 109 të ndaluarit për keqpërdorim të votave

Kryetarja e Gjykatës Themelore në Prizren, Shpresa Emra, në një intervistë në “Tempus” foli edhe për aksionin ndaj të dyshuarve për keqpërdorim me vota,...

Në Malishevë vijon aksionin për pastrimin e hapësirave publike

Komuna e Malishevës ka bërë të ditur se ka vazhduar aksioni për pastrimin e hapësirave publike në kuadër të muajit të pastrimit, me moton...

Lajmet e Fundit