Moderatorja shpërthen në lot gjat transpetimit të zjarrit në Athinë

Gazetarja e televizionit grek Alpha, Vicky Hadzhi ka shpërthyer në lot në transmetim direkt pas pamjeve të publikuara, ku qytetarët përpiqen t’i shpëtojnë flakëve që pushtuan Athinën.

Pamjet tregojnë përpjekjen e disa personave për të hipur në një anije, me qëllim shpëtimin nga zjarri.

Sapo u publikuan këto pamje, përcjell oranews.tv, gazetarja nuk mundi t’i mbante lotët, duke mos artikuluar dot as fjalët.

Më pas për ta kaluar këtë situatë, fjalën e mori gazetari tjetër Petros Kasiotis, i cili ndër të tjera tha:

“Ne jemi redaktorë, jemi gazetarë dhe i shohim gjërat në mënyrë të paanshme. Ka shumë dhimbje përpara dhe gjithçka është e justifikuar. Vicky është një vajzë që dëshiron të mirën e të gjithëve”.

Për disa minuta kamera nuk e tregoi gazetaren, ndërsa rrjedha normale e edicionit u rikthye pas disa minutave.

Më Shumë

Haxhiu bën homazhe për Ukshin Hotin në ditëlindjen e tij

Ushtruesja e detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, sot në ditëlindjen e profesor Ukshin Hotit, ka bërë homazhe në Shtëpinë Muze...

Prizreni vazhdon mbështetjen për viktimat e dhunës, nënshkruhet Memorandumi i Mirëbesimit

Komuna e Prizrenit ka nënshkruar sot Memorandumin e Mirëbesimit me Qendrën për Strehimin e Grave dhe Fëmijëve në Prizren, duke vazhduar mbështetjen institucionale për...

Lajmet e Fundit