Lëndohet një person në Malishevë pasi vetëaksidentohet

Një person është lënduar pasi është vetëaksidentuar sot rreth orës 12:25 në kilometrin e 25 në dalje të Malishevës.

Lajmin për Klan Kosovë e ka konfirmuar edhe Daut Hoxha, zëdhënësi për media i Policisë.

“Jemi të njoftuar me rastin, aksidenti ka ndodhur në Malishevë dhe është një person i lënduar, por jo rëndë”.

“Makina është rrotulluar dhe nuk është përplasur me ndonjë makinë tjetër, aksidenti dyshojmë se ka ndodhë si pasojë e mospërshtatjes së shpejtësisë”.

Sëfundmi Policia e Kosovës ka themeluar një “TASK FORCË”, që ka për qëllim parandalimin e aksidenteve në trafik.

Më Shumë

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. E bërë pjesë e këtij reality shoë që nga dita e parë, Moza...

Vreshtarët përfitues në Rahovec mund të furnizohen me preparat për luftimin e cikadës

Drejtoria për Bujqësi në Komunën e Rahovec ka njoftuar vreshtarët përfitues se mund të furnizohen me preparatin për luftimin e insektit cikada në pikën...

Lajmet e Fundit